Vlorë, “sezon” investimesh në infrastrukturë
14/04/2009 Punime në rrugën Topana- Kuzum Baba, në përurim kryebashkiaku Gjika
I rëndësishëm respektimi i afateve të punimeve, të cilat kanë një limit 90 ditor
VLORE- Bashkia e Vlorës i ka dhënë OK-in një serie investimesh, të cilat kanë nisur me rikonstruksionin e rrugës Topana- Kuzum Baba. Shiriti i përurimit të punimeve është prerë pikërisht në këtë rrugë, për të vijuar me investime të tjera në infrastrukturën rrugore dhe ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës së disa lagjeve. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka kryer përurimin, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të institucionit të Bashkisë së Vlorës, përfaqësues të firmave zbatuese, ndërsa fillimi i investimit ka qenë edhe në interesin mediatik. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika tha se “më së fundi fillojmë rehabilitimin në kuadrin e investimeve që do të kryhen me fondet e bashkisë”. Gjika e ka quajtur investimin, të vonuar në kohë, por i realizuar në ato çka u është premtuar qytetarëve. Kjo do të rrisë cilësinë e shërbimit, duke bërë të mundur atë çka ne synojmë. “Ftoj qytetarët të jenë kontribuues, qoftë edhe në përkujdesin ndaj këtyre investimeve, të cilat janë në favor të tyre”. Ajo në çka Gjika është ndalur më gjatë ka qenë respektimi i afateve të punimeve, të cilat kanë një limit 90 ditor, e sidomos cilësisë së tyre. “Sigurisht, tha Gjika, këtu nuk do të mungojë edhe investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit, një pjesë e të cilit do të vijojë me fonde të Bashkisë së Vlorës”. Duke ftuar qytetarët të kenë besim te prioritetet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës, Gjika ka kërkuar në të njëjtin kohë edhe mirëkuptimin e tyre për ecurinë e punimeve. Vijimi i investimeve, i cili kap një vlerë prej 5 milionë lekësh, do të përshkojë një rreth të gjerë segmentesh rrugore, si edhe në zonat fundore të lagjes “1 Maji”, pranë shkollës së muzikës, për të përfunduar me zonat informale. Punimet në rrugën në fjalë, të cilat hapin siparin e investimeve që do të kryejë për periudhën në vijimësi Bashkia e Vlorës, përmbajnë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, rehabilitim e sipërfaqes së asfaltuar një gjatësi prej 1755 metër linear, si dhe ndriçimin e kësaj rruge. Në pjesët me pjerrësi, projekti përmban edhe përforcimin me zgara betoni. Të gjitha punimet do të kryhen nga firmat “Laba 99” e “CO 1RROKU Construction”. Fondi limit i këtij investimi është në vlerën 35.720.484 lekë.