Hapet se shpejti nje ekspozite e re me pejsazhet e David Hockney-it

Piktori me i njohur britanik i diteve tona David Hockney ka njoftuar se do te hape se shpejti nje ekspozite te re me pejsazhe.
Pikturat e vajit me ngjyra te gjalla te frymezuara nga vendlindja e tij ne Yorkshire sjellin nje pejsazh qe ndodhet me mijera kilometra larg vilave luksoze ne Los Anxhelos ku artisti mori fame 50 vjet me pare. Ai mbetet nje nder figurat me te njohura te arteve te bukura sot.
David Hockney e tregoi talentin e tij qe ne Akademine Mbreterore te Arteve ne Londer ku beri studimet. Tani ne moshen 74-vjecare artisti do te rikthehet ne vendlindjen e tij Britani per nje ekspozite te shumepritur. Ne koleksionin e ri me titull A Bigger Picture Nje Pamje me e Gjere tema e frymezimit eshte rajoni piktoresk Yorkshire por ekspozita do te perfshije edhe vepra nga koleksionet e meparshme si punimi i tij gjigand me permasa 185 centimetra me 365 centimetra me titull A Closer Winter Tunnel Tunel Dimeror.
Ekspozita eshte nje deshmi e lidhjes emocionale te artistit me pejsazhin dhe e aftesive te tij te holla vezhguese. Banoret e rajonit Yorkshire shprehen krenare per artistin e famshem te lindur ketu. Por ata jane edhe te shqetesuar se fama qe do te marrin pejsazhet e zones nga punimet e artistit do te terheqe turiste te shumte ne Yorkshire duke trazuar jeten e tyre te qete dhe disi te izoluar.