Marreveshja per vulat doganore zbatimi fillon ne 16 shtator

Më 16 shtator do të fillojë vënia në jetë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore. Në mbledhje e fundit të qeverisë, kryeministri Thaci deklaroi se me këtë marrëveshje Serbia de jure e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Të gjithë qytetarët në veri do të informohen se nga data 16 do të ketë rregulla të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, që janë të obliguar të gjithë t’i respektojnë si kufij ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, tha Thaçi ndersa theksoi se qeveria po bën përpjekje për rehabilitimin e të gjitha pikë kalimeve në veri si pika 1 dhe 31.
Ndërkaq, Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, së bashku me institucionet e Kosovës, po punojnë në vendosjen e kontrollit normal doganor në të dy vendkalimet, ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër. Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 shtator 2011 )