E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren arrestohen tre aktiviste te Vetevendosjes

Tre aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, janë arrestuar pas protestës së tyre para Kuvendit Komunal të Prizrenit kundër  projektligjit për Qendrën Historike që po shqyrtohet nga asambleja komunale. Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se “policia ka pasur një konfrontim të lehtë me aktivistë të lëvizjes ‘Vetëvendosje’”.

“Kemi pasur një konfrontim të lehtë me aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje. Është dashur t’i largojmë nga porta qendrore e asamblesë komunale, për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe mos zbatim të urdhrit të policisë. Në stacionin policor janë shoqëruar tre qytetarë dhe që të tretë me procedurë të shkurtër do të dërgohen në gjykatën komunale”, theksoi Berisha, duke shtuar se nga përplasjet kanë marrë plagë të lehta edhe tre policë.

Shoqëria civile dhe disa nga partitë politike në opozitë janë shprehur kundër projektligjit, duke pretenduar se “ai i jep një zë më të fuqishëm Kishës Ortodokse” në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›