E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet sezoni i ri koncerteve në Pallatin e Brigadave

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe në vazhdën e traditës së "Koncerteve të Pallatit", të filluar një vit më parë, sot pasdite në mjediset e Pallatit të Brigadave u hap sezoni i ri, me koncertin e Okestrës së Dhomës së Solistëve të Sofies.
Programi i ekzekutuar nga Okestra e Dhomës së Solistëve të Sofies përmbante pjesë të kompozitorëve të shqiptarë dhe të huaj si Aleksandër Peçi, Sergei Prakofiev, Plamen Djurof dhe Bela Bartok. Vepra të këtyre kompozitorëve erdhën për të ftuarit dhe artdashësit shqiptarë në këtë koncert nën dirigjimin e Plamen Djurofit, i cili drejton Okestrën e Dhomës së Solistëve të Sofies që prej vitit 1988-të.
Okestra e Dhomës së Solistëve të Sofies u krijua në vitin 1962 nga një grup artistësh të rinj nga opera e Sofies në Bullgari. Ajo ka ekzekutuar më shumë se 3000 koncerte në mbarë botën, duke fituar një popullaritet të admirueshëm në Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Kroaci, Norvegji, etj. Orkestra ka në repertorin e saj vepra që fillojnë nga stili barok e deri tek muzika bashkëkohore, ndërkohë që ajo ka shoqëruar koncerte të emrave të muzikantëve të njohur në mbarë botën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›