E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet te materniteti, Min e Shëndetësisë dënon korrupsionin

Ministria e Shëndetësisë reagoi sot pas arrestimit të tre mjekëve dhe dy infermierëve një ditë më parë në maternitetin "Kiço Glozheni", duke theksuar se mitmarrja në shëndetësi është një plagë për këtë sistem.
Me anë të zëdhënëses, MSH-ja fton qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet korruptive në shëndetësi.
"Do i gjendemi në krah pacientëve. Ministria e Shëndetësisë ka vullnet për të reformuar sistemin shëndetësor", tha zëdhënësja. Kjo ministri thekson se do të ketë tolerancë zero ndaj korrupsionit.
Tre mjekë dhe dy infermiere një ditë më parë u dënuan nga gjykata me arrest shtëpie për mitmarrje. Mjekët ishin hetuar nga policia për një periudhë kohore prej tetë muajsh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›