E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet shkolla 9-vjecare ne burgun e Fushe-Krujes

Te denuarit e burgut te Fushe-Krujes do te kene mundesi arsimimi. Sot ne kete institucion do te behet edhe inaugurimi i shkolles 9-vjecare, ne te cilen jane regjistruar

34 persona. Lendet qe do te jepen jane; gjuhe shqipe; edukate qytetare; matematike; histori; gjeografi, shkenca (kimi, biologji, fizike). Ne baze te marreveshjes, deftesat do te jepen nga Drejtoria Arsimore e Fushe-Krujes dhe do te jene te barazvlefshme me deftesat e shkollave te tjera. Tekstet mesimore ofrohen falas. Pas nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit midis Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences gjate muajit dhjetor 2008, shkolla e pare 9-vjecare u hap ne burgun e Peqinit, ku aktualisht jane duke ndjekur procesin mesimor 44 te denuar, duke filluar nga klasa e pare qe perbehet prej 19 vetash. Ndersa ne burgun e Burrelit, ku kane shprehur deshiren per t'u arsimuar 13 persona, ne ate te Rrogozhines 18 persona dhe ne Korce 31 persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›