Kreu i Dhomes se Avokatise se Tirane, mbrojtesi i Lul Berishes
I pandehuri Lulzim Berisha, i cilesuar si kreu i "bandes se Durresit", do te mbrohet nga kryetari i Dhomes se Avokatise se Tiranes, Fatmir Braka. Vendimi eshte marre dje nga kryesuesi i turpit gjykues, Gurali Brahimllari, ne seancen e djeshme, pas mungeses se dy avokateve Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia. Po gjate seances se djeshme gjyqesore, avokati mbrojtes i te pandehurit, Kujtim Buna, ka denoncuar serish gjendjen e rende shendetesore te klientit te tij. Sipas mbrojtesit Petraq Semani, Buna nuk dergohet ne Spitalin e Burgut, per te marre ndihme mjekesore, pasi ne te njejtin pavijon ndodhet i penduari Adriatik Coli. Ne procesin e djeshem ishte prezent vetem i pandehuri Adriatik Coli dhe Selman Heti. Te pandehurit ne kete proces jane 16 persona, te cilet akuzohen per nje sere krimesh te renda, te ndodhura vite me pare ne Durres dhe Tirane, nder te cilat disa vrasje.