E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Gaxhait", kerkohen 5 burgime perjete

Redinalda Caushaj

Tirane- "Banda e Gaxhait" rrezikon te denohet me burgim perjete. Prokurori i ceshtjes, Eugen Beci i kerkoi dje Gjykates se Krimeve te Renda shpalljen fajtore dhe denimin e te pandehurve, Gazmir Braka, Armando Suljemani, Sokol Sinomatin, Edmond Leskajn dhe Gazmend Nebiun. Mbi ta rendojne akuzat e "vrasjes me paramendim", "vjedhjes me dhune", "pjesemarrje ne banden kriminale" dhe "armembajtje pa leje".

Krijimi i "bandes"

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Brakaj se bashku me nje grup shokesh nga qyteti i Vlores, por dhe nga qytete te tjera, nder ta dhe mjaft persona tashme te vrare, krijuan banden qe me pas do te njihej si "banda e Gaxhajit". Nga provat e marra gjate hetimeve te ketij procesi rezulton se te pandehurit, pasi krijuan dhe moren pjese ne kete "bande" deri ne shperndarjen e saj, aktivitetin kryesor kriminal e kane kryer ne Cerkovine e ne zonat aty prane. Aktiviteti i te pandehurve, qe bashkepunonin ne kuadrin e nje bande te armatosur, filloi te behej me i konsoliduar e me i planifikuar, pas konfliktit qe "banda e Gaxhait" pati me "banden e Zanit" (Myrteza Caushi). Te pandehurit ne kuadrin e "bandes se armatosur", pervec qendrueshmerise ne bashkepunimin per kryerjen e veprave penale, kishin dhe nje organizim te planifikuar mire. Keshtu ata jetonin ne ate periudhe se bashku, ne fshatin Cerkovine. Gjate dites leviznin te organizuar mire me nje grup makinash, frekuentonin gjithnje te njejtin lokal ne ate fshat, lokalin e Hilmi Demes. Ne funksion te organizimit te kesaj "bande" te armatosur sherbejne dhe faktet, qe duke pasur si qender fshatin Cerkovine, sipas akuzes, anetaret e "bandes" nuk kryenin veprimtari kriminale ne ate fshat. Ne konkluzionet perfundimtare akuza sqaronte se, nga deklarimet e banoreve te fshatit rezulton se Gaxhai se bashku me te pandehurit e tjere, per te krijuar idene e nje grupi te organizuar qe mbronte zonen, here pas here ndihmonte me para njerezit e fshatit. Gjithashtu rezulton e provuar se, mjaft shtetas qe kishin konflikte me persona te ndryshem ne Vlore, shkonin tek Gaxhai ne Cerkovine per te zgjidhur problemet e tyre. I pandehuri i njohur me pseudonimin Gaxhai, gjithnje levizte me persona te armatosur qe e ruanin. Edhe mjetet me te cilat ata leviznin, ne shumicen e veprave penale qe ata kane kryer ishin te njejtat, duke treguar nje qendrueshmeri ne aktivitetin e tyre. "Ne favor te akuzes te krijimit dhe aktivitetit te bandes se armatosur eshte ky fakt, qe ne date 11 maj te vitit 1997, "banda e Gaxhait" shkoi e organizuar mire ne Komisariatin e Policise Vlore, per te marre blindat, per t'u mbrojtur nga banda rivale, duke treguar qendrueshmeri, organizim dhe mjaft rrezikshmeri per rendin kushtetues ne veprimet e tyre kriminale. Ndersa po t'i referohemi te gjitha vrasjeve dhe veprave te tjera penal, te kryera nga te pandehurit ne kuadrin e aktivitetit te tyre kriminal si "bande e armatosur", rezulton se pothuajse te gjitha keto krime jane kryer ne funksion te konfliktit, qe ata kishin me "banden e Zanit" kryesisht pas vrasjes se Bernard Duckes, i njohur me pseudonimin Kuqo, qe ishte bashkepunetor i Gazmir Brakes", shpjegon ne deklarimet perfundimtare akuza. Ne te njejtin rol, rezulton te kete qene pozicionuar dhe shtetasi Alfred Nebiu (Kakami). Ndersa te pandehurit Edmond Leskaj, Armando Suljemani, Sokol Sinomati dhe Gazmend Nebiu, kane qene pjesemarres ne kete organizate kriminale.

Ngjarjet

Ne date 17 mars te vitit 1997 eshte vrare shtetasi Ilir Mara dhe sipas babait te tij, deshmitarit Fejzo Mara, kete vrasje e ka bere Alfred Nebiu dhe Gazmend Nebiu. Ate dite pra, ne date 17 mars te vitit 1997 viktima ka dale nga shtepia ne darke, pasi e ka kerkuar Alfred Nebiu (Kakami) dhe nuk eshte kthyer me. Ai u gjend i vrare prane nje bunkeri ne Babice,Vlore. Ne konkluzion te hetimit gjyqesor, ne lidhje me kete episod ka rezultuar se i pandehuri Gazmend Nebiu se bashku me Alfred Nebiun (Kakami), vrasjen e ka kryer pasi Ilir Mara ka qene se bashku me nje kusheririn e tyre Ylli Nebiu ne vitin 1993 gjate nje konflikti qe kishin me Viron Rrapajn, ku mbeti i vrare Ylli dhe u plagos nje shtetas tjeter me emrin Abedin Hasani. Nga motivet e kryerjes rezulton se Gazmend Nebiu, kete vrasje e ka kryer jo ne kuadrin e "bandes se Gaxhait", por per nje konflikt familjar. Ne daten 20 mars te po ketij viti, vritet Bashkim Dule. Nga hetimi gjyqesor i ketij episodi rezultoi te provohet se ne date 20 mars te vitit 1997, dite kur ka ndodhur vrasja, i pandehuri Gazmir Brakaj ka qene se bashku me Edmond Leskajn, Bernard Ducken, (Kuqo, i vrare) e disa persona te tjere te armatosur, nder ta dhe Myrteza Caushi (Zani). Kete vrasje, i pandehuri Gazmir Braka dhe i pandehuri Edmond Leskaj e kane kryer ne bashkepunim me personat e tjere te siperpermendur. Sipas prokurorise, fakti qe nder personat e tjere te pranishem, kane qene dhe anetaret e "bandes" rivale te Zanit, kur Gaxhai ka rrembyer se bashku me Kuqon, viktimen Bashkim Dule per ta vrare me pas, tregon se ne kohen e kryerjes se kesaj vrasjeje nuk ka qene krijuar "banda e armatosur" e Gaxhait. Me konkretisht per kete vrasje, jane akuzuar Gazmir Brakaj dhe Edmond Leskaj (Mond fshatari).

Me daten 24 prill te vitit 1997 eshte vrare shtetasi Sadik Kurti. Konflikti midis "bandes se Gaxhait" dhe asaj te Zanit, ka arritur te perkeqesohet nga fundi i muajit prill te vitit 1997, dhe kulmin e ka arritur kur nga ana e "bandes se Zanit" u vra dhe me pas u dogj Bernard Ducka (Kuqo), i njohur si pjesetar i grupimit ku benin pjese te pandehurit qe po gjykohen. Me daten 9 maj "banda e Gaxhait" ka rrembyer Bejo Bajramin, vellane e Avdyl Bajramit, qe njihej si perkrahes i "bandes" rivale te Zanit, per hakmarrje ndaj vrasjes se Bernard Duckes. Avdyl Bajrami, pasi ka mesuar per marrjen peng te vellait, ka shkuar tek rrethi i skeles Vlore, per te liruar vellane e tij, por rezulton se Gaxhai me bashkepunetoret e tij, moren peng Avdylin ne daten 10 maj, pasi e cuan tek vendi i quajtur kaminat e gelqeres ne fshatin Kanine, rreth 2 km larg qytetit te Vlores, e vrane Avdyl Bajramin dhe e dogjen, pasi i kishin lidhur duar e kembe me tela. Vrasja ka ndodhur pasi Pellumbi kishte qene anetar i "bandes se Zanit" dhe Gaxhai dyshonte se dhe ai, kishte marre pjese ne vrasjen dhe djegien e Kuqos.

Veprat kriminale te kryera nga te pandehurit, sipas akuzes kane qene edhe ndaj shtetit. Me daten 11 maj te vitit 1997 te pandehurit, te organizuar kane shkuar ne Komisariatin e Policise Vlore per te marre nje mjet te blinduar dhe para se te largoheshin, kane vrare oficerin e policise Viron Rrapaj. Sipas akuzes, fillimisht diten e ngjarjes rreth ores 11:00 ne komisariat, kane shkuar tre-kater persona te armatosur dhe kane hyre ne fillim tek oficeri i rojes. Aty njeri prej tyre eshte prezantuar si Gaxhai dhe ka kerkuar qe te merrte kontakt me drejtuesit e policise, me pas ka kerkuar te merrte blindat per t'u mbrojtur nga Zani. Pas disa minutash para Komisariatit te Policise erdhen mjaft makina dhe prej tyre zbriten rreth 30-40 persona te armatosur, te cilet u futen ne oborrin e komisariatit. Akuza sqaron se pjesetaret e organizates kriminale kontaktuan me oficerin e policise Haxhi Demiri, i cili u shpjegoi se nuk mund te merrnin mjetet e policise. Personat e armatosur u terhoqen prej komisariatit. Duke dale nga oborri i komisariatit, Alfred Nebiu (Kakami) ka pare policin Viron Rrapaj, ne deren e brendshme te komisariatit dhe ka qelluar ne drejtim te tij duke e vrare. Ne daten 13 qershor te vitit 1997 ne fshatin Armen ne Vlore, shtetasi Robert Boraku i ka dale perpara automjetit ku po udhetonin shtetasit Ligor Koreta, Dhame Koreta, Dhimitraq Mishka, Panajot Qirjo dhe Tako Mishka, te cilet i ka plagosur. Boraku ka hapur zjarr duke tentuar te vriste keta persona. Nga shkembimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe vete Robert Boraku. Lidhur me kete konflikt, pas disa ditesh me daten 19 qershor, Robert e Niko Boraku, te dy te vrare, se bashku me te pandehurin Gazmend Brakaj, kane vrare dhe me pas djegur shtetasin Dhimitraq Mishka, kufoma e te cilit u gjend ne vendin e quajtur Shamogjin. Po ate dite "banda e Gaxhait" ka shkuar dhe e ka marre viktimen ne fshatin Mekat, tek klubi i vellait te tij, Andrea Mishka. Me pas e kane cuar ne Cerkovine ne qender te fshatit ku dhe e kane torturuar, me pas e kane ekzekutuar ne bazen eksperimentale ne Shamogjin dhe e kane djegur kufomen. Po ne daten 19 qershor, ne vendin e quajtur Shamogjin prane nje karburanti, anetaret e "bandes", sipas akuzes kane rrembyer dy shtetasit Zini Haruni dhe Ardian Tasen, te cilet ishin duke udhetuar nga Fieri per ne Vlore. Ata i kane marre te dy me nje fugon te bardhe dhe pasi kane leshuar Ardianin, kane marre Ziniun, e kane cuar ne Cerkovine, duke e vrare nje dite me pas tek punishtja e mermerit prane ketij fshati.

Nje tjeter vrasje e kryer po me keto motive (rivalitet mes grupeve kriminale) eshte dhe ajo e shtetasit Robert Myftari. Keshtu me daten 8 gusht ne vendin e quajtur Skele, prane lokalit "Miami" Vlore, i pandehuri Sokol Sinomati ka qelluar me arme zjarri shtetasin Robert Myftari, i cili ishte duke udhetuar me gruan e tij Amarilda Halili me makine. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:30 min. Sipas akuzes, makinen me te cilen po udhetonin viktima dhe bashkeshortja e tij, e ndaluan disa persona. Amarilda mesohet te kete degjuar, qe njeri prej personave te armatosur po thoshte se qenka Berti i Shaveres, ata te Coles, (lagje ne Vlore), ku kishte qendren "banda e Zanit". Ne spital Robert Myftari, para se te vdiste, i kishte thene se "personi qe qelloi ishte Sokol Buzderri i "bandes se Gaxhait". Pjesetaret e "bandes se Gaxhait" kane vjedhur me dhune shtetasin Ardian Skenderi.

Ne fund te muajit prill te vitit 1997, prane bashkise Vlore, disa persona te armatosur i kane marre me force "Bencin" me targa VL 8503A shtetasit Artur Pashai. I demtuari ka arritur te njohe nje nga personat e armatosur, te pandehurin Edmond Leskaj. Ne lidhje me kete vjedhje me arme, nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se ky mjet eshte marre nen kercenimin e armeve ,nga ana e te pandehurve Edmond Leskaj, Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani. Mjeti ne momentin qe eshte marre nga tre te pandehurit, ka qene duke u drejtuar nga shtetasi Enver Gjoni edhe ky punonjes i firmes rentere "Vefa", si dhe pronari i mjetit, shtetasi Artur Pashaj. Ata akuzohen edhe per vjedhjet, ne ngarkim te Ardian Skenderit dhe Vladimir Memes.

Akuzat

"Vrasje me paramendim", te kryer ne bashkepunim ndaj shtetasit Bashkim Dule

"Krijim te bandes se armatosur",

"Pjesemarrje ne banden e armatosur"

"Kryerjes se krimeve nga bandat e armatosura", sic jane vrasjet me paramendim te shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka ,Zihni Haruni, Robert Myftari,

"Vrasje per shkak te cilesive te vecanta" te punonjesit te policise Viron Rrapaj,

"Vjedhje me dhune", ne dem te shtetasve Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj

"Armembajtje pa leje"

Te pandehurit

Gazmir Braka

Armando Sulejmani

Sokol Sinomati

Edmond Leskaj

Gazmend Nebiu

Te pandehurit, denime te tjera

I pandehuri Gazmir Brakaj, eshte denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me burgim te perjetshem, per nje tjeter veper penale te kryer ne kete qytet. Edhe te pandehurit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani, jane denuar per vepren penale te "vrasjes" se shtetasit Elton Tato dhe "vrasjes se mbetur ne tentative" ne dem te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur ne date 26 shkurt te vitit 2002 nga Gjykata e Apelit Vlore, perkatesisht me 25 vjet burgim Sokol Sinomati dhe 20 vjet burgim Armando Sulejmani.

Gjithashtu, i pandehuri Armando Sulejmani ka rezultuar te kete qene i denuar edhe dy here te tjera, per vepra te ndryshme penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›