Pensione suplementare për policët invalidë

16/06/2005 Qeveria miraton kriteret dhe dokumentet për të marrë shpërblimin, në raste dëmtimi
Përfitojnë dhe studentët, kursantët e të thirrurit në detyrë
Qeveria ka miratuar dje projektligjin për përfitimin e pensionit suplementar prej forcave të policisë së rendit. Pensioni suplementar do të jetë 50 për qind e pagës referuese. Ndërsa për të bërë një ndarje mes oficerëve është kërkuar që "shpërblimit" t'i rritet dhe 2 për qind për vjetërsi në punë. Do të përfitohet në rastet kur një pjesëtar i forcave të rendit pëson një aksident, ose humbet jetën gjatë kryerjes së detyrës. Në këtë rast, ai do të përfitojë një pension suplementar, deri në daljen në pension të plotë. Vendimi parashikon që efektet e përfitimeve fillojnë nga data 01.09.2005. Ndërsa është parashikuar që në rastet kur anëtari i policisë vdes, pensionin do ta përfitojnë familjarët, që janë në ngarkim të tij. Përfitues do të jenë dhe kursantët, apo studentët, që pësojnë aksident. Masa e përfitimit do të jetë sipas vjetërsisë në detyrë si dhe në bazë të pagës referuese.
Përfitojnë
Sipas këtij projektligji, pension suplementar përfitojnë policët që ndërpresin karrierën për çdo arsye, me përjashtim kur ligji për sigurimet shoqërore parashikon ndryshe. Kursantët dhe studentët në strukturat e përgatitjes që ndërpresin studimet për shkak invaliditeti, do të kenë të drejtën e pensionit suplementar, po kështu dhe të thirrurit nën shërbim, që bëhen të paaftë ose invalidë. Pensioni në këtë rast bazohet mbi pagën e togerit. Në rastet kur pjesëtari i forcave të rendit ka humbur jetën, pensionin suplementar e përfitojnë personat në ngarkim të policëve që kanë humbur jetën, ose janë bërë të paaftë. Pensioni përfitohet pasi të jenë ndërprerë marrëdhëniet financiare.
Shpërblimi
Në projektligj theksohet se masa e shpërblimit varet nga koha e punës në shërbim, ku përfshihet koha e punës dhe e shërbimit si polic, ose si ushtarak aktiv. Në këtë rast periudhë punësimi cilësohet dhe marrëdhëniet e punës në sektorët civil. Në këtë rast përfshihen detyra që kanë kërkuar kualifikim të lartë. Për të marrë përfitimin duhet që familjarët ose vetë ish-ushtaraku të paraqesë një kërkesë si dhe dokumentet që vërtetojnë punën e mëparshme. Pra, vërtetimin për periudhën e punës e të shërbimit si punonjës policie dhe vërtetim për pagën referuese. Në pagën referuese do të merret mesatarja e pagës së fundit që ka marrë ish-ushtaraku dhe të shpëblimeve dhe kontributeve të tjera shtesë. Pensioni suplementar do të jetë sa 50 për qind e pagës referuese dhe 2 për qind shtesë për çdo vit vjetërsi në punë. Ligji do të hyjë në fuqi, më datë 1 shtator 2005.