E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Heqja e permendores se 5 Heronjve te Vigut, tragjike

Nje nga menyrat me te egra dhe barbare per te mohuar historine, eshte i ashtuquajturi dehistorizimi i saj. Kjo eshte nje prove ballafaqimi midis konceptit qyteterues shkencor dhe konceptit primitiv virtual, midis se vertetes dhe genjeshtres se manipulimit te paturpshem te saj. Nese ne historine moderne te Shqiperise antifashizmi shqiptar si nje pjese e antifashizmit te ndritur boteror dhe kulture e re e njerezimit qe perben nje vlere madhore te historise mohohet, atehere ky veprim nuk eshte nje lajthitje, por nje program i tere mohues dhe reaksionar, biles fashistoid kunder antifashizmit. Antifashizmi eshte i njohur nga gjithe bota e qyteteruar si vlere universale, prandaj dhe ndaj kujtimit te tij perulen me respekt sot personalitetet te saj.

Per nje paradoks te madh, ne politiken e sotme ne Shqiperi spikat nje dukuri e eger dhe pa logjike, mohimi i vlerave dhe simboleve antifashiste shqiptare. Kjo eshte nje politik konstante dhe per fat te keq shume e eger dhe absurde e fragmenteve vendimmarrese te partise se maxhorances aktuale, ku ndikimi i ish kolaboracionisteve dhe pinjolleve te tyre eshte gati nje hakmarrje e bashkpunetoreve te dikurshem te fashizmit (qe u munden ne luften e dyte boterore) ndaj figurave te ndritura antifashiste. Kjo eshte tragjike. Shembulli me tipik i ketij fenomeni eshte heqja se fundi e permendores se 5 heronjve te Vigut, veper e shquar monumentale e nje prej skulptoreve me te mire te vendit, Shaban Haderit nga sheshi qendror i Shkodres, per te ngritur nje shatervan. Por arsyetimet teknike nuk mbulojne fobine e madhe te ideatoreve te kesaj marrezie. Ata do qene duartrokitur nga vrasesit, si dhe nga te gjallet e ngjashem me ta qe po rivrasin te renet.

Dhe ku ndodh kjo? Ne nje nga vatrat e medha te qyteterimit dhe antifashizmit shqiptar Shkoder. Si mundet valle te hiqet qe nje veper arti qe fatmiresisht ka dhe nje nivel te larte estetik dhe qe i kushtohet 5 te rinjve anti-fashiste, pa asnje atribut prej lideresh, djem te rinj qe u vrane per liri? Ahmet Haxhia, Hydajet Lezha, Ndoc Deda, Ndoc Mazi dhe Naim Gjylbegu u vrane per nje kauze te perjetshme, sic eshte liria dhe jo per sistemet.

Mos te harrojme qe monumentet dhe simbolet anti-fashiste gati jane shkaterruar ne shumicen e tyre ne Shqiperi. Mos ndoshta fantazia e cmendurise mund te krijoje idene per te prishur dhe varret e anti-fashisteve dhe ne varrezat e kombit neser me arsyetimin teknik te ndonje kompleksi kazinosh apo tjeter nga shumica e keshilltareve te radhes?

A eshte ky veprim i rastesishem apo nje lajthitje lokale?

Por, a ishte po kaq i rastesishem apo lokal sulmi qe ju be figures se Ismail Qemalit ne Vlore apo busti te Skenderbeut ne Burrel?

A kemi te bejme ketu me papergjegjshmerine e personave politike lokal apo me nje botekuptim primitiv hakmarres e aspak civil, qe buron nga politika qendrore e dehistorizimit te antifashizmit?

Mendoj qe reagimi ndaj kesaj ngjarje, te heqjes se kompleksit skulpturor te heronjve te Vigut eshte nje test i madh politik per te gjithe, si per te majten dhe te djathten.

Per te majten, kauza e antifashizmit eshte ne qenesine e saj, personalisht vokacionin tim politik vec te tjerash ia dedikoj dhe idealizmit te deshmoreve te familjes sime.

Per te djathten e them publikisht, mospranimi i vlerave antifashiste, te ngritura aq lart dhe ne historigrafine e aleateve tane euroatlantik, flet per karakterin jo demokratik te saj dhe per nje konfuzion konceptual te saj per historine. (Asnje liber apo studim nuk guxon sot te botohet kunder luftes antifashiste). Nje e djathte demokratike nuk mohon antifashizmin.

Nese ne heshtje dhe ky parlament aprovon kete aksident te rende, jo thjesht historik por dhe moral, atehere me duhet te kujtoj se nje parlament demokratik nuk mohon antifashizmin.

Antifashizmi eshte nje nga vlerat e medha te integrimit evropian. Eshte kjo arsyeja qe 9 Maji, dita e fitores se madhe antifashiste, kujtohet sot me madheshti kudo, si dita e Evropes. Pasi pa kete fitore te madhe Evropa nuk do qe sic eshte sot dhe ku ne synojme te behemi pjese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›