E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri PS-LSI, deshton buxheti

Korce-Deshton mbledhja e Keshillit Bashkiak te Korces per miratimin e buxhetit te vitit 2009. Keshilltaret e djathte dhe i PAD-se kane lene mbledhjen gjate dites se djeshme, duke kerkuar shtyrjen e shqyrtimit te buxhetit. Debate te ashpra midis kreut te bashkise dhe keshilltareve te LSI-se, qe nuk moren pjese per te plotesuar kuorumin e nevojshem. Ne salle mbeten vetem 17 keshilltare, te cilet nuk perbenin kuorumin e nevojshem per vazhdimin e mbledhjes, e cila eshte shtyre per nje kohe te pacaktuar.

Qe ne momentet e para te fillimit te mbledhjes, kane qene keshilltaret e djathte, te cilet nepermjet kreut te grupit Pellumb Beqiri, jane shprehur kunder miratimit te buxhetit te bashkise per vitin 2009. Beqiri ka argumentuar qendrimin e te djathtes, me mangesite e shumta qe jane konstatuar ne buxhet, por edhe me mungesen e nje plani te detajuar te investimeve qe jane realizuar gjate vitit 2008. "Duhet te ishte miratuar fillimisht niveli i taksave dhe tarifave lokale, te ishin percaktuar dhe miratuar prioritetet e investimeve per 2009 dhe me pas te kalohej ne miratimin e buxhetit", tha Beqiri. Ai sqaroi gjithashtu se pozicioni i te djathtes eshte teknik dhe jo politik. "Por nxitimi i bashkise per ta miratuar sa me pare buxhetin, na ben dyshues", sqaroi Beqiri. Pas deklarates, 17 keshilltaret e se djathtes jane larguar nga salla, ndersa mbledhja ka vazhduar me nje tjeter deklarate nga ana e keshilltareve te LSI. Kreu i ketij grupi, Riza Ashimi, ka kerkuar qe nga ana e Keshillit, te diskutoheshin 3 pikat e para te rendit te dites, ndersa diskutimi i buxhetit te shtyhej per mbledhjen e ardhshme. Por i menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te bashkise Niko Peleshi, i cili me tone te ashpra ka akuzuar LSI, se duke bashkuar votat me te djathten, ka sabotuar buxhetin e qytetareve dhe po pengon ndertimin e shkollave, rrugeve dhe gjithckaje tjeter, qe u sherben qytetareve te Korces. Sipas Peleshit, LSI po ben nje loje politike ne dem te qytetareve dhe qe i sherben vetem per te marre ca vota me teper. "Kerkesat e LSI-se jane vetem teka, qe diktohen nga fushata elektorale qe po vjen. Nese aleatet tane ne bashkeqeverisje, ne menyre sistematike po sabotojne votimin e buxhetit, si mund te presim qe ta votojne kete buxhet te djathtet", tha kryebashkiaku. Ai hodhi poshte akuzat per mefshtesi e paaftesi nga stafi i tij dhe tha se, jane marre dhe mendime te qytetareve. Por keshilltari i LSI, Riza Ashimi, reagoi duke thene se buxheti i bashkise per vitin 2009 ka mangesi te theksuara dhe nuk eshte transparent. Ne kete situate eshte larguar edhe keshilltari i vetem i PAD-se, duke krijuar nje situate te paparashikuar. Meqenese ne salle kishin mbetur vetem 17 keshilltare, kryetarja e Keshillit Bashkiak, Rajmonda Nase, e deklaroi mbledhjen te mbyllur per shkak te mungeses se kuorumit te nevojshem, pasi duhet te ishin te pranishem jo me pak se 18 keshilltare. Sipas burimeve nga bashkia e Korces, pritet qe mbledhja e ardhshme per miratimin e buxhetit te behet pas disa ditesh.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›