E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tenderi për anëtar kryesie i PS-së

13-11-2011 / Gazeta 55

Prishet tradita e mbledhjes së Asamblesë së re, ddisa ditë pas shpalljes së listës nga Kongresi. Lista e përzgjedhur prej Edi Ramës është thellësisht e besueshme, prandaj edhe shtyrja e mbledhjes për kryesinë e re lidhet me një tender a luftë civile brenda llojit, por edhe me pavendosmërinë për të përjashtuar definitivisht nga forumet eksponentët kryesorë të mendimit ndryshe

Një lajm qarkulloi dje në disa media të shkruara dhe elektronike. Në PS, kanë nisur “konsultimet” për zgjedhjet e anëtarëve të kryesisë së kësaj partie. E konsideruar si një risi ky “konsultim”, përkthehet si çelja e tenderit për bërjen pjesë të kupolës më të lartë drejtuese të PS-së.
Disa ditë pas shpalljes së listës së “asamblistëve” të PS-së, në vazhdën e prishjes së traditës së kësaj partie (pas vonesës së pa precedentë të numërimit të votave për në Asamble), po vazhdon vonesa, këtë herë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kryesisë.
Në fakt, Edi Rama nuk ka ndonjë ngut tashmë, të nxitojë për shpërblimin me postin honorifik (anëtar kryesie të PS-së). Ky mos nxitim lidhet më tepër me faktin, se emrat e kryesisë tashmë nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, për deri sa, kryesia si “institucion”, megjithëse “kupola” e PS-së, ka qenë “institucioni” më i shpërfillur prej Edi Ramës, bashkë edhe me emrat, anëtarë “në zëvendësim” të saj. Kjo shpërfillje duket më tepër, me mosmbledhjen e kësaj kryesie “në ikje”, që prej kohësh që nuk mbahet mend nga Edi Rama. Sipas këtij “standardi” edhe emrat e kryesisë së re “në pritje”, nuk pritet të kenë ndonjë rëndësi, veç një posti “honorifik”.
Në kushtet e mungesë së kësaj ngutje prej Edi Ramës, si edhe në kushtet kur lista e përzgjedhur si “kandidatë për anëtarë të kryesisë” prej Edi Ramës është thellësisht e besueshme, shtyrja e mbledhjes për kryesinë e re lidhet me një tender a luftë civile brenda llojit, por edhe me pavendosmërinë për të përjashtuar definitivisht nga forumet eksponentët kryesorë të mendimit ndryshe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›