E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet zjarr në një fabrikë në SHBA, 1 i vdekur

5 persona janë qëlluar me armë zjarri në një fabrikë në Saint Louis të Missourit në Shtetet e Bashkuara, ku njeri ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Policia e Saint Louis ka njoftuar se nuk kanë akoma informacione për vendndodhjen e personit që qëlloi, i cili gjatë sulmit ishte i pajisur me një pushkë. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje. Në fabrikë janë të punësuar 200 persona, por për shkak të dëborës së dendur, disa prej tyre nuk kishin arritur akoma në punë në momentin e ngjarjes. Ndërkohë që është hapur zjarr nga një ish punonjës, në fabrikë ndodheshin 40-50 persona
Policia nuk ka dhënë akoma informacione nëse personi që ka qëlluar ishte punonjës i fabrikës apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›