E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Emërimi i gjyqtarëve serbë, vendim politik

Zyrtarë të misionit europian për polici dhe drejtësi "EULEX" thonë se emërimi i gjyqtarëve serbë në gjykatat në Kosovë nga qeveria e Beogradit, është një vendim politik, për të cilin duhet diskutuar me urgjencë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i Serbisë ditë më parë emëroi gjykatësit dhe prokurorët serbë për Kosovën. Ky këshill parashikon shpërndarjen territoriale të gjykatave dhe prokurorive në të gjithë territorin e Kosovës. Zëdhënësja e misionit EULEX, Christina Herodes, deklaroi për Radio Deutsche ëelle-n, se në asnjë vend të Europës nuk ka dy sisteme juridike të cilat mund të funksionojnë në të njëjtën kohë. Prandaj, sipas saj edhe në Kosovë duhet të ketë vetëm një sistem unik juridik. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kanë vlerësuar se emërimi i gjykatësve serbë në Kosovë nga Qeveria e Beogradit është një veprim i jashtëligjshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. madje, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar aktivizimin e policisë për të pamundësuar funksionimin e strukturave paralele serbe dhe gjykatat në veri. Mirëpo zyrtarët e misionit EULEX, të cilët janë përgjegjës për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, thonë se ata nuk do të përdorin forcën për të shpërbërë strukturat paralele serbe, përfshirë edhe gjykatat paralele. Ata thonë se për të zgjidhur këtë problem rruga më e mirë është ajo e bisedimeve. Në këtë linjë ata paralajmërojnë debate me autoritet e Beogradit, në mënyrë që gjykatat në veri të Kosovës të mund të funksionojnë në një sistem unik juridik të Kosovës. Gjykatat në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar me shumicë serbe, u vunë nën kontroll nga serbët lokalë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008. Policia e UNMIK-ut ndërhyri për të larguar serbët nga gjykatat dhe në përleshje me serbët, një polic ndërkombëtar nga Ukraina u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. ndërsa që prej rreth dy vjetësh, punonjësit shqiptarë të gjykatave në veri, nuk lejohen të shkojnë në vendet e tyre të punës, për shkak se atyre nuk mund t'u garantohet siguria

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›