E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, rrëshqet dheu, evakuohen 5 familje

RRESHEN- Rrëshqitjet e dherave përfshijnë fshatin Kodër Rrëshen ku si shkak i shirave një masiv i madh toke prej rreth një ha tokë ka rreshkitur në orët e mbrëmjes së të enjtes duke rrezikuar seriozisht jetën e 5 familjeve që kanë banesat e tyre pranë vendit ku ka ndodhur rrëshqitja. Muret e banesave janë me të cara prej 1 metër, ndërkohë pranë familjve ka shkuar shtabi i emergjencës. Duke qënë një situatë me mjaft rrezik, shtabi i emergjencës ka evakuar familjet nga këto banesa. Ndërkohë sipas banorëve, rrëshqitjet e dheut kanë nisur të ndihen që para disa ditësh, ndërsa kanë kulmuar me shkëputjen e një masivi duke shkaktuar të carat ë mëdha në banesa.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›