E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-mafie, policia mbikëqyr “luksin”



Komisionet parlamentare do të nisin shqyrtimin e projektligjit të qeverisë për parandalimin e krimit të organizuar ose siç njihet ndryshe si ligji anti-mafie. Ky projektligj parashikon se policia shqiptare mund të ndalojë çdo person që dyshohet se bën aktivitet kriminal. Nga ky projektligj nuk përjashtohen as politikanët shqiptarë. Një gjë e tillë u përmend dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku u evidentua se policia mund të ndalojë çdo person që bën jetë luksi të pajustifikuar. Kështu, në rast se një i ri ka një makinë të shtrenjtë, bën jetë luksi të dyshimtë, policia ka të drejtën e ndalimit të tij për të kërkuar shpjegime për të ardhurat e tij. Ndërsa deri sot policia e ka të vështirë të sigurojë mandate, tashmë edhe perceptimi do të lejohet që policia të ndërhyjë në mënyrë që të parandalojë krimin e organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›