E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hapi final drejt një administrate moderne dhe të pavarur”

28-09-2012 / Gazeta 55

Ligji për organizimin e administratës - ministri i Brendshëm, Flamur Noka


Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, u shpreh dje gjatë seancës parlamentare, se “miratimi i projektligjit për administratën shtetërore shënon fundin e një kapitulli të gjatë tranzicioni, shmang njëherë e përgjithmonë praktikat e zbatuara në të kaluarën për ngritjen dhe funksionimin e strukturave në varësi të ministrive, si dhe mbivendosjen e kompetencave ndërmjet strukturave të ndryshme apo mbivendosjen e fushave të veprimit”. Gjatë interpelancës në Kuvend, të kërkuar nga opozita socialiste, ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe votimi i projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, Noka tha se “hyrja në fuqi e këtij akti, i cili vjen për herë të parë si një nismë ligjore, i jep fund konfuzionit që shkaktohet nga niveli i ulët i përgjegjshmërisë, mungesës së profesionalizmit si dhe shpenzimeve të tepërta të fondeve buxhetore, në mënyrë të pakontrolluar”. Duke folur për hartimin e këtij projektligji, i cili u miratua vetëm me 71 votat e mazhorancës, Noka bëri të ditur se ky akt u hartua me asistencën e Bashkimit Evropian, nëpërmjet projektit “Mbështetje për Departamentin Shqiptar të Administratës Publike” dhe me mbështetje të programit SIGMA. Ky projektligj, vuri në dukje ministri Noka synon përcaktimin e standardeve të strukturave të administratës shtetërore, organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, si dhe përcaktimin e parimeve që qëndrojnë në themel të organizimit dhe funksionimit të saj.


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›