Hapja e autostradës Durrës-Kukës, fluks turistësh nga Kosova

Ministria e Kulturës vlerëson se sa vjen e shtohet numri i vizitorëve drejt Shqipërisë, vetëm pak ditë pas hapjes së rrugës së kombit
Hapja e rrugës Durrës-Kukës ka shtuar ndjeshëm fluksin e turistëve të cilët vizitojnë vendin tonë. Këtë e ka deklaruar sot Drejtoresha e Turizmit në MTKRS-së, Majlinda Lami, për çeljen e sezonit turistik në vend. Sipas saj, me hapjen e rrugës së kombit sa vjen e shtohet numri i turistëve të cilët e vizitojnë vendin edhe për një ditë. Lami gjithashtu theksoi se ka një kërkesë të turistëve të huaj të cilët duan ta vizitojnë Shqipërinë duke përdorur rulota por kërkojnë që të krijohen kushtet për parking. Sipas saj ministria është duke e shqyrtuar këtë kërkesë dhe do të bëj të mundur edhe të sigurojë edhe vendet për parking. Shqipëria parashikon që për këtë vit të ketë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh dhe kjo falë investimeve në infrastrukturë, duke çuar në modernizimin e zonave turistike bregdetare dhe bërjen e tyre plotësisht frekuente për turistët.
...