INSTAT: Çmimet e konsumit për majin pësuan ulje të konsiderueshme, rritet alkooli dhe ilaçet

Raportimi zyrtar i INSTAT, për Indeksin e çmimeve të Konsumit, Maj 2010
çmimet e konsumit në muajin Maj shënuan një ulje prej 1.2 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm (Mars 2010). Ndryshimi vjetor i IçK-së në muajin Maj (Maj-2010/ Maj-2009) është 3.1 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1 përqind.
1. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shenoi një ulje prej 3.0 përqind. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 17.5 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit ”Ushqime dhe pije jo alkolike” ku mund të veçojmë uljet në nëngrupet: “sheqer dhe embëlsira - 0.7 përqind”, “mish - 0.3 përqind”, “qumësht, djathë e vezë - 0.2 përqind”.
Ndersa çmimet në nëngrupin “fruta” shënuan një rritje prej 0.5 përqind.
2. Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.6 pëqind, brenda të cilit, çmimi i duhanit u rrit me 0.8 përqind.
3. Indeksi i grupit ”Shendeti” shënoi një rritje prej 1.5 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve te medikamenteve me 1.7 përqind.
4. Gjatë këtij muaji çmimet e karburantit pësuan një rritje krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht: çmimi i naftës u rrit me 2.3 përqind; çmimi i benzinës u rrit me 2.1 përqind.
...