Hapja e dosjeve, PS: Me ligj të ri
Partia Socialiste ka rekomanduar miratimin e një ligji të ri për hapjen e dosjeve të sistemit komunist. Deputetja e PS-së, Shegushe Ligori, deklaroi dje se PS është e gatshme të bashkëpunojë për një ligj konsensual. “Dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri për të cilin Partia Socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj; një ligj i ri i cili në radhë të parë duhet të respektojë Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, sepse Sali Berisha duhet ta dijë se hetimi i krimeve të së shkuarës nuk mund të bëhet për të larë mëkatet e së tashmes”, - tha Ligori. Ligji për pastërtinë e figurave u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.