E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e dosjeve, e majta angazhon juristët e saj për të vënë nën presionin Gjykatën Kushtetuese

TIRANE - Përpos partive politike të opozitës që janë tashmë të gatshme që të depozitojnë
së bashku ankimimin kundër ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit, kundër këtij procesi jetik për shkëputjen nga e kaluara komuniste janë angazhuar edhe juristë që ndonëse flasin në ;parim prej vitesh janë të angazhuar pranë opozitës aktuale.
Juristit Gent Ibrahimi, një prej bashkëhartuesve të Kushtetutës 10 vjet më parë, deklaroi dje se nuk mund të ketë konflikt interesi në radhët e anëtarëve të gjykatës për sa kohë nuk është ngritur komisioni që ta vërtetoje këtë konflikt. Për të Gjykata Kushtetuese ka të drejtën ligjore ta shqyrtojë ligjin për hapjen e dosjeve, madje edhe të përmbysë përfundimisht propozimin e mazhorancës.
Disa ditë më parë, Kryeministri Berisha shprehu rezerva lidhur me shqyrtimin e një ankese të mundshme të socialistëve në gjykatën kushtetuese për ligjin e dosjeve. Sipas kreut të qeverisë disa prej anëtarëve të gjykatës kanë konflikt interesi e si të tillë nuk duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Ndërsa deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi se njerëzit e sistemit të drejtësisë duhet të jenë figura me integritet dhe të paanshëm, bazur kjo dhe në rezolutën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës. Duke folur për 10 parimet e rezolutës së pranuar nga Shqipëria, ai veçoi dy prej tyre, paanshmërinë dhe integritetin e gjyqtarëve, të cilat përcjellin mesazhe se ata duhet të evitojnë konfliktin e interesit.
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka miratuar 10 parime bazë mbi të cilat duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit, ndër të cilat veçoj parimin e paanshmërisë të gjyqtarëve dhe të integritetit të tyre moral”, nënvizoi Bumçi, duke shtuar se për sa i takon parimit të parë, paanshmërisë, gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre me paanshmëri dhe të garantojnë aparencën e paanshmërisë.
“Pra jo vetëm të sillen dhe të japin drejtësi, por edhe aparenca dhe dukja e sjelljes së tyre duhet të jetë e tillë”, tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›