Ja si do përballemi me sfidat e reja
Fjalimi i plotë i inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Barak Obama
Të dashur bashkëqytetarët e mi: Unë ndodhem këtu sot i përulur në detyrë para jush, mirënjohës për besimin që Ju më keni dhuruar, me respekt për sakrificat e bëra nga paraardhësit tanë. Falenderoj Presidentin Bush për shërbimin që ai i bëri kombit tonë, si dhe për bujarinë dhe bashkëpunimin që ai tregoi gjatë gjithë kësaj periudhe tranzicioni. 44 amerikanë tashmë e kanë kaluar besimin presidencial. Fjalët janë thënë gjatë valëve në ngritje të prosperitetit dhe ujrave të qeta të paqes. Akoma dhe sot e kësaj dite, gjithnjë e më shpesh, betimi është bërë në mes të reve që mblidhen së bashku dhe stuhive me tërbim. Në këto momente, Amerika ka bërë përpara jo vetëm e thjesht për shkak të aftësive apo vizionit të atyre që kanë qenë në ofiqe të larta, por sepse Ne, Populli, i kemi mbetur besnikë idealeve të paraardhësve tanë dhe besnikë dokumentave themelorë. Kështu ka qenë. Kështu duhet të jetë edhe me brezin e ri të amerikanëve. Që ne gjendemi në mes të një krize, tashmë është bërë mëse e qartë. Kombi ynë është në luftë, kundër një rrjeti me shtrirje të gjerë dhune dhe urrejtje. Ekonomia jonë është dobësuar keqas, një pasojë e lakmisë e papërgjegjshmërisë nga ana e disave, por edhe si pasojë e dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjidhje të rëndësishme e për të përgatitur kombin për një erë të re. Janë humbur shtëpitë; vendet e punës janë shkurtuar ; bizneset kanë mbyllur qepenat. Sistemi ynë i përkujdesjes shëndetësore, është bërë shumë i kushtueshëm; shkollat tona po dështojnë në numër të madh; dhe çdo ditë po forcohet dëshmia e mëtejshme se rrugët se si ne ne po e përdorim energjinë tonë , po forcojnë kundërshtarët tanë dhe po kërcënojnë planetin tonë. Këto janë treguesit e krizës, subjekte tashmë të të dhënave statistikore. Më pak të matshme , por jo më pak e thellë është një humbje e besimit që vihet re në mbarë vendin – një frikë në rritje se rënia e Amerikës është e paevitueshme, dhe se gjenerata e ardhshme do ta humbasë vështrimin.
Sot unë po ju them se sfidat me të cilat ne përballemi, janë reale. Ato janë serioze dhe janë të shumta. Atyre nuk do mund t' u bëhet ballë lehtësisht, apo në një hark të shkurtër kohor. Por, duke e ditur këtë, Amerika – ato do të tejkalohen me sukses. Në këtë ditë, ne mblidhemi sepse ne kemi zgjedhur shpresën kundrejt frikës, unitetin e synimeve tona mbi konfkliktet dhe mosmarrëveshjet. Në këtë ditë, ne vijmë për të proklamuar një fund ndaj ankesave të parëndësishme dhe premtimeve false, fajësimeve të ndërsjella dhe dogmave pa vlerë, që prej shumë kohësh kanë mbytur politikën tonë. Ne mbesim një komb i ri, por në fjalët e shkrimeve të shenjta, ka ardhur koha për të lënë mënjanë vogëlsirat. Koha ka ardhur për të riafirmuar shpirtin tonë të rezistencës; për të zgjedhur historinë tonë më të mirë; për të çuar përpara këtë dhuratë të çmuar, këtë ide fisnike, të përcjellë nga brezi në brez: premtimi i dhënë nga Zoti se të gjithë ne jemi të barabartë, të gjithë të lirë, dhe të gjithë meritojnë një shanc për të përmbushur masën e tyre të lumturisë. Duke riafimuar madhështinë e kombit tonë, ne kuptojmë se madhështia nuk ka qenë kurrë një dhuratë. Ajo duhet fituar. Udhëtimi ynë nuk ka qenë kurrë një nga ata të shkurtrit, apo i nisur për synime minore. Nuk ka qenë terreni për frikacakët – për ata që preferojnë kënaqësitë kundrejt punës, apo për ata që kërkojnë vetëm kënaqësinë e pasurisë apo të famës. Më shumë, ai ka qenë për ata që marrin përsipër rrezikun, për ata që veprojnë, bërësit e veprave – disa kanë festuar, por gjithnjë e më shumë burra e gra raskapiten në punë, që të na çojnë ne drejt rrugës së gjatë të shtruar me sakrifica drejt prosperitetit dhe lirisë. Për ne, ata kanë sjellë me vete pasurinë e tyre të pakët dhe kanë udhëtuar përtej oqeaneve në kërkim të një jete të re. Për ne, ata janë raskapitur në punëra të vështira dhe janë ngulur në Perëndim; kanë duruar goditjet e kamzhikut dhe kanë pluguar tokën e ashpër. Për ne, ata kanë luftuar e kanë vdekur, në vende si Concord-I dhe Gettysburg-u; Normandia dhe Khe Sahn-i. Hërëpashere këta burra dhe gra kanë luftuar dhe sakrifikuar, dhe kanë punuar derisa duart e tyre janë rrjepur , në mënyrë që ne të jetojmë një jetë më të mirë. Ata e kanë parë Amerikën më të madhe, se sa shuma e ambicieve tona individuale; më të madhe se sa të gjitha diferencat e trashëguara nga lindja apo pasuria e ndarjet.
Ky është udhëtimi që ne vijojmë sot. Ne mbesim kombi më i zhvilluar dhe më I fuqishëm në glob. Punëtorët tanë nuk janë më pak produktivë se sa kur nisi kjo krizë. Mendjet tona nuk janë më pak kreative, mallrat dhe shërbimet tona nuk janë më pak të domosdoshme se sa ata ishin gjatë javës, muajt apo vitit që shkoi. Kapaciteti ynë mbetet i papakësuar. Por koha jonë e rrahjes së krahëve, e mbrojtjes së interesave të ngushta dhe marrjes së vendimeve të pakëndshme – me siguri që ka kaluar tashmë. Duke nisur nga sot, ne na duhet të marrim veten në krahë e të ngrihemi, të shkundemi e të nisim të punojmë për të ribërë Amerikën. Për çdo gjë që shohim, na duhet të punojmë. Gjendja e ekonomisë na bën thirrje për aksion, të guximshëm e të vendosur, dhe ne do të veprojmë – jo vetëm për të krijuar vende të reja pune, por për të shtruar një bazë të re rritjeje. Ne do të ndërtojmë rrugë dhe ura, rrjete elektrike dhe linja dixhitale që do të ushqejnë tregtinë tonë dhe që do na lidhin me njëri-tjetrin. Ne do ta rivendosim shkencën në vendin që i takon, dhe do t' i shfrytëzojmë risitë teknologjike për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore e për të ulur kostot e tij. Ne do të shfrytëzojmë diellin, erën dhe tokën për të mbushur makinat tona dhe vënë në punë fabrikat tona. Dhe ne do të transformojmë shkollat tona dhe kolegjet e universitetet, për të cekur kërkesat e një brezi të ri. Të gjitha këto, ne mund t' i realizojmë. Dhe të gjitha këto, ne do t' i bëjmë. Tani, ka disa që pyesin mbi shkallën e ambicieve tona – të cilët sugjerojnë se sistemi ynë nuk mund të tolerojë shumë plane të mëdha. Por memoria e tyre është e shkurtër. Ata kanë harruar se çfarë ka bërë ky vend deri më tani; se çfarë mund të arrijë një burrë e grua e lirë kur imagjinata i bashkangjitet synimeve të përbashkëta dhe domosdoshmërisë së kurajës. Ajo çfarë cinikët dështojnë në të kuptuar, është se toka u ka lëvizur nën këmbë – se argumentat bajate politike që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë, tashmë nuk aplikohen dot më. Pyetja që ne bëjmë sot, është jo nëse qeveria jonë është shumë e vogël apo shumë e madhe, por nëse ajo funksionon – nëse ajo ndihmon familjet tona të gjejnë punë me një rrogë dinjitoze, kujdesin që ajo mund të ofrojë, pensionin që i bën ata të ndjehen të vlerësuar . Nëse përgjigja është po, ne kemi ndërmend të lëvizim përpara. Nëse përgjigja është jo, programet do të ndalen. Dhe ata nga ne që menaxhojnë fondet publike, do të thirren të japin llogari – për të shpenzuar me mençuri, të reformojnë praktikat e këqija, dhe për ta nxjerrë biznesin tonë në dritë – sepse vetëm atëherë, ne mund të rivendosim besimin jetik mes popullit dhe qeverisë së tyre. Nuk shtrohet para nesh as pyetja nëse tregu është një forcë për të mirë apo për të keq. Fuqia e tij për të gjeneruar mirëqenie dhe zgjeruar liritë, është e pakufishme, por kjo krizë na ka sjellë ne edhe një herë në vëmendje, se pa një sy vigjilent, tregu mund të na dalë jashtë kontrollit – dhe se një komb, nuk mund të zhvillohet për një kohë të gjatë, kur ai favorizon vetëm të zhvilluarit. Suksesi i ekonomisë sonë është varur gjithmonë jo vetëm nga masa e GDP-së sonë, por edhe nga shtrirja e prosperitetit tonë; nga aftësia jonë për të zgjeruar oportunitetet për çdokënd që ka dëshirë – duke mos lënë jashtë bamirësinë, por sepse është rrugëtimi më i sigurtë për të mirën tonë të përbashkët. Ashtu sikurse edhe për mbrojtjen tonë të përbashkët, ne refuzojmë si të gabuar zgjedhjen mes siguriisë sonë dhe idealeve tona. Baballarët që themeluan shtetin tonë, u përballën me rreziqe që ne me shumë zor mund t' i imagjinojmë; hartuan një kartë për të siguruar pushtetin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një kartë të përmbushur me gjakun e brezave. Ato ideale ndriçojnë botën edhe sot e kësaj dite, dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre, për hir të synimeve tona. Dhe po kështu ndaj të gjithë popujve dhe qeverive të tjera që sot po vëzhgojnë nga kryeqytetet më të mëdha deri tek fshati më i vogël, ku lindi edhe im atë: për të marrë vesh se Amerika është miku i çdo kombi dhe çdo burri, gruaje, dhe fëmije që e kërkon të ardhmen e paqes dhe dinjitetit, dhe se ne jemi gati për t' i udhëhequr edhe një herë. Kujtoni se gjeneratat e mëparshme mundën fashizmin dhe komunizmin , jo vetëm me tanke e raketa, por me aleanca të forta dhe bindje rezistente. Ata kuptuan se pushteti ynë i vetëm nuk mund të na mbronte dot, dhe as nuk mund të na diktonte dot të bënim siç do na pëlqente. Në vend të saj, ata e dinin se fuqia jonë rritej nëpërmjet përdorimit të saj të kujdesshëm; siguria jonë buron nga drejtësia e kauzës sonë, forca e shembullit tonë, kualitetet e rrepta të armiqësisë e të vetëpërmbajtjes.
Ne jemi bartësit e kësaj trashëgimie. Të udhëhequr nga këto principe edhe një herë, ne mund të prekim këto sfida e kërcënime të reja që kërkojnë madje më shumë përpjekje –më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim mes kombeve. Ne do të nisim të tërhiqemi me përgjegjësi nga Iraku duke ia lënë atë ta qeverisin të vetët, dhe të farkëtojmë një paqe të fortë e të sigurtë në Afganistan. Me miqtë e vjetër dhe ish -armiqtë, ne do të punojmë pa u lodhur për të reduktuar kërcënimin nuklear, dhe për të kthyer prapa spektrin e një planeti që vijon të ngrohet. Ne nuk do të kërkojmë falje për mënyrën tonë të jetesës, e as nuk do të valëvisim flamurin në mbrojtje të saj, dhe për ata të cilët kërkojnë të avancojnë në synimet e tyre, duke ndezur terrorin dhe masakruar të pafajshmit, ne ju themi tani se shpirti ynë është më i fortë e se nuk mund të thyhet; ju nuk mund të na bëni dot ballë, dhe se ne do ju mundim. Ne nuk jemi një komb kristianësh dhe muslimanësh, hebrenjsh dhe hindush –dhe jobesimtarësh. Ne jemi prekur nga çdo kulturë dhe çdo gjuhë, të skicuar prej çdo cepi në botë; dhe sepse ne kemi shijuar shijen e hidhur të luftës civile dhe segregacionit; dhe kemi dalë nga ai kapitull i errët i historisë sonë, më të fortë dhe më të bashkuar. Ne nuk mund të ndihmojmë , por të besojmë se urrejtjet e vjetra dikur do mbarojnë; se linjat e tribuve shpejt do të shkrihen; se ndërsa bota bëhet më e vogël, humanizmi ynë i përbashkët do ta zbulojë vetveten; dhe se Amerika duhet të luajë rolin e vet, duke i bërë rojë një ere të re paqeje. Botës muslimane ne i parashtrojmë një udhë të re, bazuar në interesa e respekt reciprok. Atyre liderëve rreth globit që kërkojnë të ndezin konflikte, apo të të mbjellin sëmundjet e shoqërive të tyre në Perëndim – duhet ta dinë se populli juaj do t' ju gjykojë mbi atë se çfarë ju mund të ndërtoni, jo mbi atë se çfarë ju mund të shkatërroni. Atyre që ngjiten në pushtet nëpërmjet korrupsionit dhe mashtrimit …, ta dinë se ju jeni në anën e gabuar të historisë; por se ne do t' Ju zgjasim një dorë, nëse ju keni dëshirë të na e zgjasni atë tuajën më parë. Popujve të kombeve të varfra, ne u bëjmë thirrje të punojmë sëbashku për të bërë që fermat tuaja të lulëzojnë dhe që ujërat të rrjedhin mbi to; për të ushqyer trupa të vdekur urie dhe mendje të uritura. Dhe atyre kombeve si i yni që gëzojnë bollëk relativ, ne u themi se ne nuk do të tolerojmë më indiferencën që ushqen vuajtjen përtej kufinjve tanë; as nuk do të mund të konsumojmë resurset botërore, pa mbajtur parasysh pasojat. Sfidat tona mund të jenë të reja. Instrumentat me të cilat ne do t' i përballojmë, mund të jenë gjithashtu të reja. Por, ato vlera mbi të cilat varet suksesi ynë – puna e madhe dhe ndershmëria, kuraja dhe loja e pastër, toleranca dhe kurioziteti, lojaliteti dhe patriotizmi – këto janë vlera të moçme. Këto gjëra janë të vërteta. Ato kanë qenë forca e qetë e progresit gjatë gjithë historisë sonë. Ajo çfarë kërkohet pastaj, është një rikthim në këto të vërteta. Ajo çka kërkohet nga ne është një erë e re përgjegjesie –një rinjohje, për çdo amerikan; që ne kemi detyrime ndaj vetvetes, kombit tonë, dhe ndaj botës. Detyrime që ne nuk do t' i pranojmë me kundërshti e pakënaqësi, por do t' i marim me krenari mbi vete, të vendosur në besimin se në to nuk ka asgjë më të kënaqshme për shpirtin, kaq përcaktuese për karakterin tonë, se sa të japim maksimumin tonë për të përmbushur një detyrë të vështirë.
Ky është çmimi dhe premtimi i qytetarisë. "Le t' i thuhet botës së ardhme...se në thellësinë e dimrit, kur asgjë veç shpresës dhe virtutit nuk mund të mbijetojë..se qyteti dhe vendi, të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, erdhën për t' u takuar së bashku". Amerikë! Përballë rreziqeve të përbashkëta, në këtë dimër të vështirësive tona, le të kujtojmë ato fjalë të pavdekshme. Me shpresë dhe virtyt, le të trimërojmë edhe një herë valët e të sotmes, dhe t' u rezistojmë çdo lloj stuhie që do mund të na prekë në të ardhmen. Le të thuhet nga fëmijët e fëmijëve tanë, se kur ne u vumë në provë, ne refuzuam ta ndalnim këtë rrugëtim, dhe se ne nuk u kthyem prapa, e as nuk u tutëm; dhe me sytë të fiksuar në horizont, me hirin e Zotit mbi vete, ne çuam përpara këtë dhuratë të lirisë dhe e shpërndamë atë të sigurtë për brezat që do vijnë.