Shalsi mashtron me planin rregullues te Fusha e Aviacionit projekti për parkun nuk është në plan as për vitin 2009

Denoncon kreu i minibashkisë nr. 7, Pandeli Sara
TIRANE - Drejtuesi i njësisë minibashkiake nr. 7 në Tiranë, Pandeli Sara ka hedhur poshtë akuzat e dy ditëve më parë të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, në lidhje me pengimin sipas tij të projektit për ndërtimin e një parku të gjelbër në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Gjatë një reagimi për mediat, Sara tha se për këtë zonë prej dy vjetësh është kërkuar me insistim rehabilitimi i saj ndërsa nga Bashkia Qendrore, kërkesë që sipas tij ka rënë në vesh të shurdhët.
Më tej Sara paraqiti fakte që edhe për këtë viti ndryshe nga sa pretendohet ky park nuk është në planet e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq sërish dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, ka vijuar dje rrugëtimin e tij nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit duke vënë në dukje pengesat që sipas tij po sjell mosmiratimi i projektbuxhetit për banorët e kryeqytetit. Dje ai ka qenë në njësinë Bashkiake Nr. 6 në rrugën “Hazbi Serrani” që po sistemohet.
Duke folur për rëndësinë e këtij investimi Shalsi tha se kërkesës së përsëritur së këtyre banorëve, ne i jemi përgjigjur duke përfshirë në buxhetin e vitit 2009 projektimin dhe fillimin e investimit të ndërtimit të këtij kanalizimi jetik për këta banorë të cilët votojnë si kryeqytetas dhe meritojnë të jetojnë si kryeqytetas.
“Aleancat e PD e LSI e rrëzuan këtë buxhet që do të zgjidhte edhe këtë hall të banorëve, sepse hallet e banorëve u interesojnë vetëm për të bërë politikë dhe për të sulmuar kundërshtarin”, ripërsëriti dje Shalsi.