Francë, martohet me të fejuarën e vdekur
Një francez 68 vjeçar, Jean-Louis Ronzier, është martuar me të fejuarën e tij, Martine Cazeneuve, të vdekur katër vite më parë.
Martesa pas vdekjes, është një procedurë origjinale e të drejtave të njerëzve në Francë, që nuk njihet në asnjë vend tjetër të BE-së. Ronzier para se të martohej me shoqen e tij, siç parashikonte ligji i vitit 1959, është përballur me shumë procedura burokratike. Kushtet për të realizuar këtë martesë janë të ashpra: Duhen gjendur prova se personi që tashmë ka vdekur, ka qenë dakord për këtë e më pas duhet një dekret autorizimi i nënshkruar nga Presidenti i Republikës. Por më në fund ai ia ka dalë, pas tre përpjekjeve të dështuara. Kjo martesë nuk ka të drejta në pasuritë e personave.