Apeli i Vatikanit: Respektoni të drejtat e emigrantëve
Vatikani ka kundërshtuar politikën e qeverisë Berluskoni, përsa i përket trajtimit të emigrantëve në territorin italian.
“Edhe në një situatë “emergjence” emigrantësh, Italia duhet të respektojë të drejtat ndërkombëtare të njeriut, si për punëtorët nga vendet e tjera, ashtu edhe për refugjatët romë dhe ata politikë”, ka deklaruar dje monsinjor Agostino Marchetto, sekretar i Këshillit të Papatit për emigracionin dhe lëvizjen. Këshilli italian i Ministrave ka aprovuar një ditë më parë deklaratën për gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Italisë mbi “fluksin e jashtëzakonshëm të të huajve”. Qeveria e Silvio Berluskonit me partinë Lega Nord (anti-emigracionit), kanë miratuar një ligj emigracioni, që ka ngjallur diskutime në të gjithë Bashkimin Evropian dhe shoqatat e të drejtave të njeriut, duke u vlerësuar si racist. “Duke marrë parasysh se termi emergjencë nuk është negativ, pasi mund të përdoret për të kontrolluar fluksin, duhen mbrojtur linjat e kolauduara të legjislacionit ndërkombëtar për refugjatët dhe ata që kërkojnë azil, ligje që Italia i ka pranuar”, thuhet në komunikatën e Vatikanit.