Rama: Do kemi dy autostrada të kategorisë A të lidhura me rrjetin e BE-së

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste i pranishëm në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030” paraqiti disa nga projektet në infrastrukturën e vendit, duke u fokusuar tek punimet që po bëhen për t’i dhënë vendit lidhje me korridoret rrugore evropiane.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje se vendi do të ketë dy autostrada të kategorisë A që lidhin Shqipërinë me rrjetin e autostradave të BE-së.
“Do të kemi dy autostrada të kategorisë A, që janë dy autostrada që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e autostradave të BE-së. Korridorin blu dhe kur ne e kemi lançuar korridorin blu në fillim fare talleshin me ne. Po ashtu, Korridorin e 8-të i cili është komplet tjetër nga çfarë ishte. Logjika e të gjithë pjesëve të tjera të investuara dhe për t’u investuar është ekzaktësisht logjika e bërjes së rrugëve për të sjellë më shumë ekonomi, qoftë për njerëzit që i aksesojnë qoftë në shkallë kombëtare”, tha Rama.
/j.p/