E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, çështje e mbyllur, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Deputeti i PD-së Viktor Gumi rikonfirmon se, lufta ndaj aleancës punisto-mafioze nuk do të ndalet

Partia Demokratike deklaroi dje se aksioni ligjor do të vijojë pa ndërprerje përballë aleancës së rrezikshme mafioze në Tiranë. Përmes një reagimi për mediat, deputeti Viktor Gumi, duke iu referuar bojkotit të stërzgjatur të opozitës, u shpreh se në interes të Ramës nuk është politika parlamentare, por qyteza Rama-Delijorgji, përvetësimi i lejeve të ndërtimit bashkë me mafien që kryeson dhe shtimi i pasurisë antiligjore përtej 500 milionë eurove të bëra publike.
Sipas deputetit të PD, Rama ka vendosur bojkotin sepse atë nuk e lidh asgjë me interesat e zgjedhësve socialist.
Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi anëtar i Komisionit të Ligjeve, Viktor Gumi, u shpreh gjithashtu dje se hapja e kutive nuk është në axhendën politike të mazhorancës, porsa kohë gjykatat kanë dhënë një vlerësim final për zgjedhjet e 28 qershorit. Duke iu referuar një deklarate të një prej eksponentëve të PS, lidhur me zgjedhjet dhe hapjen e kutive të votimit, Gumi nënvizoi se “realiteti shqiptar mbështetet në një terren të fortë juridik, vendimet e gjyqësorit nuk mund të hetohen”.
“Ne kemi vendim të KQZ-së të cilat janë përfundimtare dhe janë me forcën e ligjit për këdo qytetar në Republikën e Shqipërisë kemi vendime të kolegjit zgjedhor të cilat janë përfundimtare të formës së prerë dhe të detyrueshme për zbatim nga kushdo në Republikën e Shqipërisë dhe besoj se jemi para rastit klasik të parimit të gjësë së gjykuar. Ne nuk na shkon në mend dhe jo më të marrim veprime konkrete për hetimin dhe e vendime gjyqësore. Ky është një kapitull i mbyllur”, u shpreh deputeti demokrat.
Lidhur me një precedent në Rumani, Gumi nënvizoi se nuk ka asgjë të ngjashme me Shqipërinë, pasi atje kutitë u hapën me një vendim të posaçëm gjykate. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›