Kunata: Fatmirësisht djali dhe nusja nuk ndodheshin në shtëpi
Lumturie Xhebrahimi, kunata e Xhevdetit, nuk i mban dot lotët kur tregon për familjen e vëllait të burrit. Ajo shpjegon se nuk kishin ndonjë gjendje të mirë ekonomike dhe për të jetuar katin e parë të banesës e kishin dhënë me qira. “Altini nuk kishte shumë kohë që kishte filluar punë në policinë ushtarake. E gjithë pasuria e tyre ishte 40 mijë lekë. Sapo më thirri policia që t’i numëroja e t’i mbaja derisa kunata të kthehet në shtëpi. Ato i kishin gjetur në kasafortë. Asgjë tjetër. Por, falënderoj Zotin që brenda nuk ndodheshin edhe nusja me fëmijën e vogël. Altini ishte i martuar, ndërsa Shpresa jo. Para një muaji u bë me djalë, por sot u nda nga jeta kryefamiljari”, shprehet Lumturie Xhebrahimi. Ajo rrëfen se pak ditë më parë, gruan dhe fëmijën i çoi te miqtë për të bërë adetin dhe ato fatmirësisht nuk kanë qenë këtu. “Të gjithë bashkë, gjashtë vetë, jetonin nën të njëjtën çati. Ata kishin vite që nuk kishin probleme dhe nuk e kuptojmë nga se ka ardhur e gjithë kjo tragjedi. Nuk di ç’të them tjetër”, përfundon rrëfimin gruaja, e cila largohet me lot në sy, për t’u bashkuar me të afërmit e tjerë që ndodhen në një lokal pranë banesës.
#