La Spezia, "ishulli" kuq e zi
La Spezia është një qytet i vogël
buzë detit të Ligurias, në veri të
Italisë. Popullsia nuk i kalon të
250 mijë banorët. Qysh në kohët
më të hershme, emri i këtij qyteti lidhet
me mikpritjen që speziotët u bënin të
huajve, peshkatarëve, pelegrinëve, tregtarëve,
emigrantëve e turistëve.
Zhvillimin më të madh ky qytet e mori
në vitet 1200, kur bënte pjesë në Republikën
e Xhenovës. Ky zhvillim nuk u ndërpre
as në kohën e Napoleonit, kur u projektua
e ardhmja e gjirit, si një pikë
strategjike ushtarake. Ishte Napoleoni ai
që përcaktoi përfundimisht të ardhmen e
këtij qyteti. Sipas tij, La Spezia duhej të
ishte një qytet detar ushtarak, fizionomi
të cilën ky qytet e ruan edhe sot e kësaj
dite.
Ndërtimi i kantierit ushtarak filloi në
vitin 1860. Në këtë vit e më pas, mijëra italianë
nga të gjitha viset vërshuan për të
punuar mbi ngritjen e kantierit gjigand.
Ekonomia pësoi një bum të vërtetë,
ndërkohë që kulturat e të ardhurve filluan
të integrohen me njëra-tjetrën. Qyteti
i vogël u bë me teatër, opera, shëtitore,
dyqane luksoze, hotele, vila e pallate. Porti
u zgjerua jo vetëm për anijet ushtarake që
vinin nga lindja e perëndimi, por edhe për
anijet ushtarake që ndërtoheshin njëra
pas tjetrës. Për shkak të arsenalit detar
ushtarak, La Spezia u bombardua krejtësisht
gjatë Luftës së Dytë Botërore. U
deshën vite për të rifituar shkëlqimin e
dikurshëm.
Sot La Spezia është jo vetëm një qendër
ushtarake detare, por edhe një qytet turistik
e detar, në kufi me Cinque Terre-n,
zemrën turistike më në zë të Italisë.
Ashtu si dikur, La Spezia mbetet një
qytet i hapur për të gjithë, i dashur e mikpritës
për të huajt. Ndoshta ky është shkaku
pse shumë shqiptarë janë stacionuar
në këtë cep të Italisë së veriut, gati-gati
në kufi me Francën.
NJE SINDIKATE SHQIPTARE
BRENDA SINDIKATES ITALIANE
Të gjithë shqiptarët e La Spezia-s, mbi
2500 të tillë, janë organizuar në shoqatën
"At Gjergj Fishta". Bordi i kësaj shoqate
dhe kryetari i saj, Juljan Topcia, kanë një
raport shumë të afërt me bashkinë, kuesturën,
prokurorinë, gjykatën dhe gjithë
institucionet e tjera të La Spezia-s. Kjo shoqatë
ka lidhje reciproke me të gjitha shoqatat
e sindikatat që operojnë në rajonin
e Liguria-s.
Në diferencë me shoqatat e tjera të
emigrantëve, të cilat janë më të mbyllura,
shoqata "At Gjergj Fishta" është e
veçantë. Sipas kryetarit të bashkisë, zotit
Xhorxho Pogano, sindikata shqiptare është
e gjallë e aktive. "Ajo është e hapur ndaj
institucioneve italiane dhe komuniteteve
të tjera që kanë emigruar në rajonin tonë".
Me iniciativën e sindikatës italiane
CILS, shoqata shqiptare zë fill qysh në
vitin 1991, kur në La Spezia erdhën 12
emigrantët e parë. Tani janë bërë 2500 të
tillë. Në gjithë Liguria-n, 14000. Ata kanë
ardhur kryesisht nga Shkodra, Lezha,
Puka, Mirdita e Fushë Arrëzi. 80% e burrave
shqiptarë punojnë në ndërtim. Ata
janë profesionistë në mjeshtëritë e tyre.
Masiviteti në ndërtim dhe profesionalizmi
i bën ata evidentë, të dallueshëm e të
spikatur.
Për sa u përket grave shqiptare, ato
punojnë nëpër familje. Kujdesen për
pleqtë dhe ndihmojnë zonjat e moshuara.
Theksojmë se në të gjithë Italinë nuk
gjejmë një qytet tjetër që të ketë popullsinë
më të plakur sesa ajo e La Spezia-s.
Pleqtë përbëjnë pjesën më të madhe
të popullsisë, kështu që gratë shqiptare e
kanë më të lehtë për t‘u punësuar.
Në vitin 2000, shqiptarët e ardhur në
La Spezia, të cilët tashmë ishin integruar
disi në shoqërinë italiane, filluan të organizohen
më mirë për të mbrojtur të drejtat
e tyre. Të organizuar në një shoqatë të
ligjëruar e të njohur nga autoritetet italiane,
me kryesi e kryetar, me vulë e logo
identifikuese, të drejtat e bashkatdhetarëve
mund të mbrohen më mirë. Pas
krijimit të shoqatës, askush nuk do të
luftonte më i vetëm, askush nuk do të linte
punën për të marrë një firmë apo vulë nga
administrata italiane. Këtej e tutje, për çdo
individ do të luftonte sindikata e tyre.
Çlirim Turku, ish-kamerier në hotelin e
gjuetisë në Lezhë dhe tani përgjegjës lokali
në qendër të La Spezia-s, na thotë se
sindikata italiane CISL u ka dhënë një
ndihmë të madhe. "Ajo na përfshiu në gjirin
e saj e na dha zyra falas në qendër të
qytetit, telefon, faks, kompjuterë e kancelari,
gjithçka që na nevojitej për një punë
normale. Të gjitha falas".
Kujtim Shabani, një tjetër emigrant nga
Shkodra, shton se sindikata ka një forcë
shumë të madhe për të zgjidhur problemet
e tyre. Sot as që mund të bëhet fjalë
për shembull që një pronar italian të mos
paguajë një punëtor shqiptar. Nëse
ndodh kjo, por nuk bën vaki, atëherë pronari
italian apo kushdo qoftë nuk ballafaqohet
me punëtorin e vetmuar, por
me sindikatën. Penalitetet për pronarin
në një rast të tillë janë shumë të rënda.
Sindikata shqiptare ka marrëdhënie të
shkëlqyera me të gjitha institucionet e
administratës shtetërore. Për familjet e
reja e me probleme ka marrë ndihma sociale,
asistencë familjare etj., pa folur
pastaj për marrëdhëniet korrekte me
kuesturën e policinë.
NJE PRESIDENT SHQIPTAR
PER ANOLF-in E LA SPEZIA-s
ANOLF do të thotë "Shoqata Nacionale
Përtej Kufijve". Ajo e shtrin aktivitetin e
saj në të gjithë territorin italian, duke përfshirë
në gjirin e saj të gjitha shoqatat dhe
sindikatat e emigrantëve në Itali. Është
krijuar kohët e fundit si rezultat i dyndjeve
të emigrantëve nga Afrika e veriut, Ballkani,
Rusia, Azia, madje edhe nga Amerika
Latine. Në zgjedhjet e vitit 2008,
sindikata ANOLF vendosi që në krye të saj,
krahas italianit Mario Greci, të caktojë si
pikërisht kryetarin e shoqatës "At Gjergj
Fishta", zotin Juljan Topçia.
ANOLF nuk është krijuar për emigrantët
shqiptarë, edhe pse në Itali ka
rreth 450 mijë shqiptarë. ANOLF është
krijuar për të gjithë emigrantët që ndodhen
në Itali: marokenët, tunizianët, për
rumunët e dominikanët, për moldavët e
kinezët. Për të gjithë ata që kanë tentuar
të punojnë e të jetojnë në Itali pa dallim
feje, seksi, ngjyre, moshe e race, tani
kujdeset ligjërisht ish-emigranti Juljan
Topçia. "Kam vuajtur vetë kur kam ardhur
për herë të parë në Itali, thotë Juljan
Topçia. Ishte viti 1994. U nisa nga Vlora me
gomone e mbërrita në Lece. Erdha në Milano,
nuk kisha asnjë të njohur. E vetmja
pasuri që kisha ishte gjuha italiane, që e
kisha mësuar në Shkodër, në një kurs privat
me 100 lekë ora. Ku do e kaloja natën?
Mendova të shkoja në qendër të qytetit,
se aty do vinin e do më kërkonin. Mirëpo
nuk ndodhi kështu. Askush nuk mi hodhi
sytë. I mora restorantet me radhë, duke iu
lutur se isha i gatshëm të bëja çdo lloj pune,
mirëpo të gjithë më tregonin derën. Kam
fjetur në shtëpi të pabanuara, në stacione
treni, në metro e në kuti kartoni. Një natë
të ftohtë dimri i jam lutur priftit të flija në
stolat e kishës. Ai më pa me dyshim e
vetëm pas lutjeve pa fund pranoi të më
linte brenda në kishë. Atë natë më ka zënë
gjumi top. Nuk e di nëse ka fjetur apo jo
prifti i kishës.
Për net me radhë kam fjetur në një kuti
kartoni në oborrin e fabrikës ku punoja.
Aty ndanim letrën nga plastmasi. Gjatë
ditës merrja fije plastmasi dhe i hidhja në
kuti për të bërë dyshekun e natës. Çdo
mbrëmje futesha në këtë kuti që ishte
shtëpia ime. Në mëngjes çohesha herët
për të mos më parë të tjerët, shkoja në
banjë, laja sytë e vrap në oborr të fabrikës,
ku merrja një çaj të nxehtë për të larguar
të ftohtin e natës.
Askush nuk e dinte ku e kisha kaluar
natën.
E lashë atë punë kur më zbuluan se ku
strehohesha. Erdha në Shqipëri e meqë
nuk gjeta punë, u nisa prapë me gomone.
Kisha fituar një eksperiencë të hidhur e
nuk doja që ajo të përsëritej më. Ja ku jam
tani në La Spezia, me familje, me shtëpi,
kryetar i shoqatës "At Gjergj Fishta" e
bashkëpresident i shoqatës nacionale
përtej kufijve, ANOLF.
E kush më mirë se unë mund t‘i kuptojë
emigrantët që vijnë nga Maroku, Rumania,
Tanzania, Domenika, Kina etj., e
përfundon tregimin e tij Juljan Topçia, i cili
sot drejton shoqatën më të fuqishme të
emigrantëve në Itali.
SHESHI EUROPA DHE
SHQIPTARET
Sheshi në qendër të qytetit La Spezia
mban emrin "Piaca Europa". Ai u takon të
gjithëve. Shqiptarët kanë dëshirë ta quajnë
sheshin e tyre, pasi këtu kanë zhvilluar
të gjitha aktivitetet e tyre kulturore, artistike,
sportive, si dhe manifestimet për
ngjarjet e mëdha që lidhen me identitetin
e tyre.
Në këtë shesh, ku ndodhet Teatri i
Operës, shqiptarët janë mbledhur për
Nënë Terezën, Skënderbeun, At Gjergj
Fishtën etj. Këtu kanë prurë ansamblin
"Valbona" e këngëtarët Bujar Qamili, Valbona
Mema, Irini Qirjako, Altin Shira etj.,
ambasadorët tanë në Romë e Vatikan,
konsullin e Milanos etj.
Vetë kryetari i bashkisë, Xhorxho Pogano,
ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha
aktivitetet e shqiptarëve. Të gjitha manifestimet
e shqiptarëve janë pasqyruar në
mediat elektronike dhe ato të shkruara në
La Spezia, Xhenova dhe Milano.
Më 17 shkurt, kur Kosova shpalli pavarësinë,
gjithë shqiptarët kudo në botë e
festuan këtë ditë. Kështu ndodhi edhe në
La Spezia.
Pa bërë asnjë organizim, pa lajmëruar
askënd, thjesht duke telefonuar njëritjetrin,
ata u mblodhën të gjithë në
sheshin "Europa". Fjala u hap aq shpejt,
sa pa vajtur ora 10:00, shqiptarët më të rinj
e të reja, të moshuar e familjarë me fëmijë
dolën në shesh. Shpejt e shpejt u improvizua
një podium për oratorët, u gjet një
qendër zëri, mikrofon, altoparlant, dixhej
e një gjenerator për të siguruar rrymë të
pavarur. Sheshi u ndez flakë nga banderolat
dhe flamujt kombëtarë, nga kostumet
popullore dhe muzika shqiptare. Fjalime
pa fund, valle, këngë e hare.
Të nesërmen, të gjitha gazetat pa përjashtim
i hapën faqet e para me foto dhe
komente për këtë eveniment.
Kur i pyesin anëtarët e shoqatës "At
Gjergj Fishta" nëse kishin marrë leje për
këtë manifestim në sheshin kryesor të
qytetit, ata përgjigjen: "Jo, aspak". Gjithçka
filloi spontanisht. Së dyti, sipas ligjit
italian, çdo individ, grup apo shoqatë ka
të drejtë të manifestojë pa marrë lejë në
polici, në qoftë se ky manifestim nuk prish
rendin publik. Festa filloi në orën 10:00 e
mbaroi në orën 13:00.
Në foto ju shihni mjaft shqiptarë me
kostume kombëtare dhe natyrshëm ju
lind pyetja: Ku i morët gjithë këto kostume?
Në La Spezia nuk ka familje shqiptare
pa flamur kombëtar dhe pa kostume tradicionale.
Jo një, por dy, tre e më shumë kostume
kombëtare. Aq sa pjesëtarë familjeje
janë, aq kostume kanë. Aq shumë të
lidhur janë me traditën, sa për t‘ua prezantuar
vendasve kanë hapur ekspozita
me to, duke prezantuar jo vetëm kostumet
kombëtare, por edhe veglat muzikore:
çifteli, lahutë, daulle, pipëz, fyell; qilima
tradicionalë si dhe orendi shtëpiake të
gdhendura në dru. Në La Spezia, Shqipëria
etnografike dhe turistike njihet
shumë mirë nga italianët.
Ua kemi bërë prezente, thotë
Dashamir Hysa, një tjetër emigrant nga
Shkodra, sepse ne jemi këtu e bashkëjetojmë
me ta. Ata duhet ta dinë se kush jemi
ne. Falë nesh, italianët e La Spezia-s e dinë
më mirë se kushdo tjetër në Itali se kush
jemi ne, nga vijmë e ç‘kërkojmë të
bëhemi.