Haradinaj: Faleminderit Scheffer për ndërhyrjen
Prishtinë -Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një telegram falënderimi sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, në dhjetëvjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s. Haradinaj gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që Kosova të japë më shumë kontribut për sigurinë.
Ai ka inkurajuar edhe Prishtinën zyrtare të bëjë të njëjtën gjë. Duke folur për situatën në veri, ish-kryeministri Haradinaj, ka thënë se KFOR-i është duke e kryer misionin e vet atje, porse ka involvim negativ të Serbisë. ktv/start