E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra komuna në raundin e dytë

Shkup - Në raundin e parë koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar në 23 komuna, Lidhja Social Demokrate në 4 komuna, BDI në 4 komuna, si dhe Partia Demokratike e Turqëve në një komunë. Në tetë komuna, KSHZ vazhdon të përpunojë të dhënat. VMRO-DPMNE ka fituar komunat: Aerodrom, Manastir, Prilep, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Koçanë, Shtip, Kavadarci, Butel, Sveti Nikollë, Vinicë, Novaci, Vallandovë, Gradsko, Probishtip, Kriva Pallankë, Rankovcë, Kratovë, Pehçevë, Vasilevë, Demir Kapi dhe Bosilovë. LSDM ka fituar në raundin e parë në Kumanovë, Strumicë, Vraneshticë dhe Debërcë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në Zajaz, Osllomej, Dibër dhe Saraj, ndërsa partia e turqve në Qendrën e Zhupës. Në garën për zgjedhjet vendore qytetarët votuan për zgjedhjen e kryetarëve në 84 komuna. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›