Thaçi mirënjohje NATO-s, për Kosovën
Prishtinë -Me rastin e dhjetë vjetorit të sulmit ushtarak të NATO-s mbi Serbinë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, për vendet perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. “Përfundimi me sukses i fushatës së intervenimit të NATO-s hapi kapitull të ri në historinë e Kosovës. Kapitullin e lirisë dhe ndërtimit të demokracisë së mirëfilltë. Po ato shtete që ndihmuan çlirimin e Kosovës, në periudhën e tranzicionit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për rindërtimin e vendit tonë. Ato shtete vazhdojnë edhe sot të kontribuojnë në ndërtimin dhe sigurinë e Kosovës, në kuadër të misionit ushtarak të KFOR-it”-tha Thaçi.
Ai tha më tej, se vullneti politik i qytetarëve të Kosovës u realizua me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik më 17 shkurt 2008. Shtetin e Kosovës e kanë njohur vendet më të fuqishme të globit dhe procesi i njohjeve vazhdon edhe më tej.
“Kosova ka hyrë në vitin e dytë të pavarësisë me një unitet politik të qëndrueshëm, me siguri, paqe dhe tolerancë ndëretnike, me marrëdhënie të mira fqinjësore dhe me angazhim serioz për t’i përmbushur të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në të gjitha mekanizmat euro-atlantike dhe për t’u bërë pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare”-përfundoi kryeministri kosovar.