E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozita e LDK-së në funksion të zbatimit të ligjit

“Në fakt, është përmendur nevoja e diskutimit për rolin tonë në qeverisje në përputhje me standardet për sundimin e ligjit dhe probleme që kanë dalë me afera korruptive, në dritën e hetimeve që EULEX-i ka ndërmarrë

. Por, nuk është përmendur në mënyrë të prerë kërkesa që të rishikohet partneriteti, por nevoja e qëndrimit në koalicion në këtë proces të qeverisjes për shkak të gurit të rëndë që e ka në proceset që po kalojnë në Kosovë, lidhur me hetimet kryesisht”, është shprehur Haziri në një intervistë për BBC.
Ai ka paralajmëruar edhe një fazë të re të ndryshimeve në qeverinë aktuale, përfshirë siç tha edhe struktura të larta qeverisëse.

Haziri ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të thellohet dhe sipas tij është detyrë e institucioneve të Kosovës që të marrin një rol udhëheqës dhe më aktiv në përballjen me këto dukuri, duke ruajtur mandatin e EULEX-it si monitorues dhe mbështetës të institucioneve.

Nënkryetari i LDK-së tha se jo domosdoshmërisht të gjithë në LDK mendojnë dhe besojnë se kjo parti duhet të jetë pjesë e qeverisë duke e paguar çmimin e kompromisit. Duke paralajmëruar zgjedhjet brenda partiake, në vjeshtën e këtij viti, Lutfi Haziri tha se LDK-ja nuk ka alternativa të shumta dhe asaj i duhen reformat e brendshme përfshirë ato programore dhe udhëheqëse në të gjitha nivelet. Në të kundërtën tha ai LDK do të përballet me ndryshime shumë radikale, që do të çonin në rithemelim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›