Haradinaj: Lufta ishte e ashpër, s’ka pasur shtëpi të verdhë

Lufta ka qenë shumë e ashpër, ka pasur të vrarë nga të dyja palët. Në atë shtëpi për të cilën bëhet fjalë, nuk ka pasur transplant organesh dhe përfundimet duhet t'i nxjerrë drejtësia, tha dje në Burrel, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ku nderua me titullin Qytetar Nderi i Burrelit.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi dje një vizitë të paralajmëruar në Burrel. Vizita e Haradinajt nisi në qendër të qytetit të Burrelit, pranë bustit të mbretit Zog, ku vendosi edhe një buqetë me lule.
Pranë këtij busti u prit nga Princi Leka dhe përfaqësues të Legalitetit. Më pas ai u zhvendos pranë Bashkisë Burrel, ku u prit në ambientet e këtij institucioni nga kryetarja e Bashkisë Burrel Adelina Farrici, ku shkëmbyen edhe disa dhurata simbolike. Gjatë vizitës në institucionin e bashkisë ai u prit nga Këshilli Bashkiak i Burrelit, ku u akordua muaj më parë titulli, me konsensus nga këshilli i Bashkisë Burrel, "Qytetar Nderi" i kësaj bashkie, ku tërhoqi edhe këtë titull.
Haradinaj edhe njëherë ka shprehur qëndrimi e tij se do të duken fletëvotimit, duke thënë se “Ne kemi interes me i mbajt zgjedhjet dhe do shkojmë drejt veprimeve që na ndihmojnë me i mbajt zgjedhjet”.
“Për sa i përket regjistrimit të partive politike, dokumentacioni bëhet i njëjtë, me logo. Edhe në ato zona ku ka popullsi serbe, në fletët e votimit duhet të ekzistojë vetëm logoja e KQZ-së së Kosovës, e cila është një institucion i zgjedhur i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj për “Gazetën Shqiptare”.
Lidhur me zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Haradinaj thotë se deri më tani nuk ka ndodhur në masën e duhur.
“Po mendojmë se përgatitjet për zgjedhjet dhe vetë mbajtja e zgjedhjeve ndoshta është veprimi më i dobishëm në atë që ne e mendojmë si zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Sepse zbatimi i saj përforcohet, që do të thotë normalizim i rendit dhe ligjit, ose shtrirjen e diksionit një pjese të territorit të vendit, që është veriu i vendit”, tha ai.
Ai ka folur edhe lidhur me akuzat për trafik organesh në të ashtuquajturën "shtëpia e verdhë".
“Lufta ka qenë shumë e ashpër, ka pasur të vrarë nga të dyja palët. Në atë shtëpi për të cilën bëhet fjalë, nuk ka pasur transplant organesh dhe përfundimet duhet t'i nxjerrë drejtësia”, tha Haradinaj/GazetaShqiptare/