E Diel, 1 Nëntor 2026

Drecun: Keq, nëse bojkotohen zgjedhjet

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se pasojat e një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve lokale Nga serbët e veriut të Kosovës, mund të jeNë serioze dhe fatale.

Në rastin e tillë, sipas tij, udhëheqjet komunale do të merren nga shqiptarët, boshnjakët dhe përfaqësuesit serbë të Partisë së Pavarur Liberale.

“Atëherë, me urdhër të Prishtinës, këto komuna do ta braktisin Asociacionin dhe praktikisht do ta bëjnë të pavlefshëm”, ka thënë ai për Dnevnik, transmeton telegrafi. “Kam frikë se nga disa individë, që flasin për bojkot, ka keqkuptime e ndoshta edhe interesa personale”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›