E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Në Kosovë, po zbatohet plani 6-pikësh

Prishtinë -Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “një nga rastet më eklatante” deklaratën e kryeministrit, HashimThaçi se “Prishtina nuk e ka në axhendë planin gjashtëpikësh”.

“Pyetja shtrohet, a janë në Kosovë për kryeministrin pjesët e banuara me serbë? Nëse janë, atëherë duhet ta ketë në agjendë gjendjen në këto territore, sepse atje po zbatohet gjashtëpikëshi”, ka thënë lideri i opozitës, duke e cilësuar madje një situatë të këtillë si “një ofendim intelektual jo vetëm karshi politikëbërësve, por edhe qytetarëve”.

Komentet e Haradinaj, u bënë pas një takimi që ka zhvilluar me kryetaren e Partisë “ORA”, Teuta Sahatçija.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›