Heqja e mësimit të besimit, BFI shpreh keqardhja
Shkup -Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, ka shprehur keqardhje për vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për ndërprerjen e dhënies së mësimit për fenë nëpër shkolla. “Futja e mësim-besimit si lëndë fakultative ishte një fitore demokratike serioze në periudhën e tranzicionit të vendit nga një shoqëri monoteiste ideologjike në shoqëri pluraliste me të drejta qytetare dhe fetare të garantuara”-shkruhet në një komunikatë nga ky institucion.
Bashkësia Fetare Islame vazhdimisht ka qëndrim që mësimi i besimit të mbetet në shkollat tona fillore dhe për këtë e inkurajon Qeverinë e RM, në veçanti Ministrinë e arsimit që të gjejnë zgjidhje të reja ligjore me të cilat do të jetë i garantuar ai edhe mëtutje të mbetët në institucionet arsimore.
Po ashtu theksojmë se mësim-besimi ashtu siç realizohet te ne, veçanërisht ka përqëllim t`i edukon dhe t`i arsimon gjeneratat tona të reja me vlerat esenciale morale dhe etike të religjionit, të cilat aq shumë i duhen njeriut bashkëkohor.