E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Karamanlis: depozitat bankare në greqi janë krejtësisht të garantuara

 

ATHINË - Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, rikonfirmoi sot se të gjitha depozitat bankare në Greqi janw krejtësisht të garantuara.
''Sistemi bankar grek është krejtësisht i sigurtë, depozitat e qytetarëve në të gjitha bankat që funksionojnë në Greqi janë absolutisht të garantuara'', deklaroi Karamanlis, në një mbledhje të grupit parlamentar.
Ministri grek i Financave, Georges Alogoskoufis njoftoi, javën e kaluar, se Banka Qendrore e Athinës ka paraqitur një kërkesë pranë Bankës Qendrore Evropiane (BCE) për garantimin e depozitave bankare, aktualisht të mbrojtura në një nivel prej 20 000 eurosh dhe që ka arritur në 30 000 euro.
''Nuk ka nevojë për të marrë masa, pasi nuk ka probleme'', bëri të ditur për gazetarët një burim ministror.
Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore greke, Jorgos Provopulos, u shpreh i kënaqur të premten për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit bankar grek.
Ai shtoi se bankat greke ishin të sigurta, pasi 90 për qind e emetimeve të tyre ishin të mbuluara nga depozitat, si rrjedhin nuk varen në një masë të madhe nga tregjet financiare.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›