E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu falenderon KFOR-in

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka falenderuar KFOR-in per punen “e jashtezakonshme” qe ka bere gjate ketyre nente vjeteve per ruajtjen e paqes dhe te sigurise.

Ai i shoqeruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerallejtenant Giuseppe Emilio Gay, vizitoi te henen njesine shumekombeshe te KFOR-it ne Perendim, e cila gjendet ne Peje.

Lideri kosovar u informua per gjendjen e sigurise ne zonen e pergjegjesise se kesaj njesie.

“Mirenjohje e thelle per punen e jashtezakonshme qe kane bere ata gjate ketyre nente vjeteve per ruajtjen e paqes dhe te sigurise per te gjithe qytetaret e vendit tone pa dallim etnie a religjioni”, eshte shprehur Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›