Karaxhic kerkon rrezimin e aktakuzes

Radovan Karaxhic planifikon te kerkoje nga Gjykata e Hages qe te hedhe poshte akuzat kunder tij. Ish-lideri i serbeve te Bosnjes pretendon se atij i eshte premtuar imuniteti.
Ne nje kerkese te leshuar dje Karaxhic i kerkoi Gjykates per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi t'i urdheroje prokuroret qe te gjejne cdolloj prove materiale te marreveshjes, te cilen, ai pretendon se e ka bere me te derguarin amerikan Richard Holbrooke ne korrik te vitit 1996.
Kjo marreveshje eshte mohuar vazhdimisht nga Holbrooke.