Jeremic: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi, thikë prapa shpine
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka kërcënuar hapur Malin e Zi të mos e njohë Kosovën. Jeremiç tha se një njohje e Kosovës nga Podgorica do ishte thikë pas shpine për Serbinë. Ka zëra se tre shtete do e njohin Kosovën para 8 tetorit, kur asambleja e OKB do diskutojë kërkesën e Serbisë për Kosovën.
BEOGRAD-Vendimi eventual i Malit të Zi për njohjen e Kosovës, do të përjetohej si "thikë prapa shpine" jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. Deklarata u bë nga kreu i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic pas takimit me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Paeta, Jeremic tha se është e sigurtë që “Serbia që nuk do të rrijë duarkryq" nëse Podgorica e njeh Kosovën.
"Kjo nuk mund të jetë pa pasoja, sidomos në këtë kohë. Ne nuk duam t'i dërgojmë asnjë kërcënim askujt, ndonëse të gjithë në rajon e dinë çfarë do të thotë kjo. Qeveria malazeze është e vetëdijshme", tha Jeremiç.
Kryediplomati serb tha se gjithashtu se Beogradi ua ka bërë të qartë zyrtarëve malazezë se nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për vendimin e Podgoricës në rast se njihet shteti i Kosvës. “Kjo do të cënojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, theksoi Jeremic.
(d.b/Europaelire/BalkanWeb)