Haradinaj: Zyra e BE në veri tregon paaftësi të qeverisë

Hapja e Zyrës së Bashkimit Evropian tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen e strukturat paralele serbe dhe shtrirjen e sovranitetit të institucioneve shtetërore në veri të Mitrovicës. Kështu u shpreh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shtuar se hapja e kësaj zyre do të ndihmojë në zbutjen e gjendjes në veri.
“Një angazhim shtesë i BE-së lidhur me veriun në ditën e sotme mendojmë se mund të jetë i dobishëm. Por ka pasur mundësi të mos ketë nevojë për një angazhim të tillë në rast se Prishtina zyrtare do të ishte e angazhuar nga dita e marrjes së përgjegjësive të plota, nga 17 shkurti i 2008’tës. Gjithë këto angazhime të reja në veri, në organogram nuk është paraparë më herët, bëhet nga BE për shkak se atje mungon Prishtina zyrtare dhe me mbijetua gjendjen në veri atëherë akterët detyrohen të gjejnë instrumente për të qenë prezent”, thote Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.
Ndërkohë Haradinaj ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si përgjegjës për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë. “Sot kemi të bëjmë me një kolaps qeverisës në vend. Kemi të bëjmë me një situatë kur qeveria e vendit është e sëmurë, me atë që kam thënë kancerin për Kosovën, që nënkuptohet e godet qeverinë, pastaj se reflekton qytetari, partnerët ndërkombëtar, reflektojnë të gjithë. Pozicioni i Kryeministrit Thaçi tash është vështirë, por ai e ka sjellë vetën vet në këtë pozicion. Dhe nuk iu takon qytetarëve të Kosovës që të paguajnë çmimin që Thaçi ta nxjerr vetën nga ky pozicion që e ka futur qeverisjen e tij”, vijon Haradinaj. Kreu i AAK-së tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe degradimit të mëtejshëm të Kosovës.
Bul Salihu < I mëparshmi