E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet i moshuari, vrau me cifte një 40 vjecar

VLORE- Një 80 vjecar është autor i vrasjes së një 40 vjecari dje në fshatin Sevaster të Vlorës. Policia ka arritur të identifikojë sot vrasësin e 40 vjeccarit Hasan Demaj, Llukan Kapurani 80 vjec.

Ai është i dyshuari i vetëm i vrasjes. Autori 80 vjecar dhe viktima, kanë patur një konflikt pronësie që ka cuar të moshuarin të godasë me cifte mbi 40 vjecarin.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e Vlorës në banesën e 80 vjeccarit është gjetur ciftja, një armë kallashnikov, si dhe disa fishekë.

Policia ka shoqëruar atë në orët e darkës, ndërkohë që nga të dhënat që ka marrë nga vetë personi, dyshohet që ai të ketë kryer vrasjen. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Sevaster të Vlorës, ku u gjet i vrarë më armë zjarri Hysen Demaj.

Ai është qëlluar me një cifte, nga plaga e së cilës ka gjetur vdekjen. Gjetja e provave në shtëpinë e 80 vjecarit ka vërtetuar dyshimet e policisë për autorin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›