Në mbretërinë e zhurmave...
Edmond Tupja
...shqiptari është mbret. Po, po, shqiptari është mbret në mbretërinë e zhurmave. Sidomos natën. Kur njeriun, normalisht, orvatet ta pushtojë gjumi pas një dite të lodhshme, madje rraskapitëse, plot zhurma të mëdha e të vogla, zhangëlluese e cingëritëse. Kuptohet, pra, përse policia... shtetërore, e pajisur me ndërgjegje republikane (meqë Shqipëria është republikë) vendosi, para disa ditësh, t’i shpallë luftë mbretërisë së zhurmave dhe sidomos zhurmuesve nëpër plazhe, që i pengojnë, sidomos natën, pushuesit të flenë, të ëndërrojnë, të.... Por më kot, më duket. “Si e pse kështu, zoti Tupja? – mund të hidhet e të me pyesë me habi lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i kësaj rubrike të përjavshme – Ç’është ky pesimizëm?”. Përgjigjja ime është e thjeshtë: “Sepse, shqiptari është mbret i zhurmave, i adhuron ato në çdo orë të ditës e të natës veçanërisht, madje kryesisht ndaj të gdhiri, në ato çaste kur gjumi është më i ëmbël se kurrë, prandaj pesimizmi im mund të quhet realizëm”.
Dekarti, themeluesi i racionalizmit frëng, kishte për moto shprehjen latine “Cogito, ergo sum” (Ju, lutem mos e ngatërroni këtë shprehje me ligjin për martesën midis homoseksualëve, që qeveria ka ndër mend t’i paraqesë Kuvendit për miratim, sepse kjo shprehje nuk ka të bëjë fare me sumën), që do të thotë “Mendoj, pra, jam”. Kurse shqiptari ka për moto “Zhurmoj, pra, jam”. E njëjta gjë ndodh lidhur me thënien hamletiane “To be or not to be, that is the question” (“Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja”, sipas shqipërimit të Fan Nolit)), të cilën zhurmuesit shqiptarë e kanë transformuar në “To be noisy or not to be noisy, that is the question”, çka mund të përkthehet “Të bësh a të mos bësh zhurmë, kjo është çështja” (sipas shqipërimit të Françesk Armadhit).
Zhurmën, ne shqiptarët, popull i lashtë me prejardhje edhe më të lashtë, e kemi në gjak. Në gjak – thashë? Po, po, madje jo vetëm në gjak, por edhe ushqim, në ujë, në raki e fasule (gjella jonë e zhurmshme kombëtare) e ku ta di unë se ku gjetiu, madje edhe në ajër, ndryshe nuk ka si shpjegohet përse vetë të huajt, pasi kalojnë disa kohë në Shqipëri, nisin e bëhen të zhurmshëm si ne, nganjëherë edhe më të zhurmshëm se ne.
Për mendimin tim realist, do të duhej që nisma e lavdërueshme e policisë shtetërore të shtrihej jo vetëm plazheve në verë, por edhe qyteteve të tjera në çdo stinë të motit. Le të marrë masa ajo për adoleshentët që u heqin skapamentot motoçikletave të tyre dhe i ngasin ato me shpejtësi e zhurmë të llahtarisur, në mes të natës, rrugëve të kryeqytetit duke u prishur gjumin e brishtë mijëra e qindra mijëra banorëve të rraskapitur nga puna e vapa, që duan të mbledhin kockat e të çlodhen sadopak. Të mos harrojmë që jo të gjithë shqiptarët kanë mundësi të vënë dritare të dyfishta nëpër shtëpitë e tyre dhe t’i mbajnë ato mbyllur në mes të vapës, sepse jo të tërë kanë kondicionerë. Por unë mendoj gjithashtu që zhurmëria e shqiptarëve nuk luftohet vetëm me masa administrative, gjoba e dënime të tjera. Ajo, si tipar i qytetërimit të tyre të lashtë iliro-mesdhetar, duhet luftuar me mjete edukuese gjithashtu. Për shembull, unë do ta përgëzoja vërtet ministrin e ardhshëm të Arsimit dhe të Shkencës nëse do të mundësonte, që në bankat e shkollës fillore, mësimdhënien e detyrueshme të një lënde të quajtur “Si të mos bëjmë zhurmë” ose “Të mësojmë të heshtim” ose “Të flasim me zë të ulët” ose “Të respektojmë gjumin e tjetrit” e të tjera variante si këto. Me germa të mëdha le të shkruhen në vendet publike, që nga maja deri në bazë të piramidës shtetërore shqiptare, por sidomos nëpër institucione si shkolla, universitete dhe qendra e njësi të tjera edukimi, proverba e fjalë të urta si “Fjala është argjend, heshtja është flori”, “Kush nuk di të heshtë, nuk di as të flasë”, “Hesht më mirë kush hesht i pari”, “Hesht gjatë para se të mendosh”, “Flisni me zë të ulët, që mendimi ta ketë zërin e lartë” e të tjera si këto.
Dikur, nga goja e njërës prej profesoreve të mia franceze, kam mësuar shprehjen qesëndisëse “Zoti ua dha fjalën njerëzve për të fshehur mendimin e tyre dhe për t’u mos u marrë vesh me njëri-tjetrin”. Le të heshtim, pra, o njerëz, o shqiptarë, sidomos natën, kur na duhet detyrimisht të flemë për t’u çlodhur që të jemi në gjendje të mendojmë e të flasim të nesërmen; ndoshta, kështu do ta fshehim më pak mendimin tonë dhe, rrjedhimisht, do të merremi vesh një çikë më mirë me njëri-tjetrin. Prandaj ju uroj heshtje të mbarë, o bashkatdhetarë, e me krahë të lehta!