"Qemal Stafa" mbledh të rinjtë vullnetarë
17 dhjetorin, Partia Socialiste ia ka kushtuar lançimit të Rrjetit të Vullnetarëve. Një mënyrë e re organizimi kjo, që mirëpret këdo që ka dëshirë të ndihmojë përgjatë fushatës paraprijëse të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Një prej drejtuesve kryesorë të UET, Henri Çili, ishte ai që hapi i pari diskutimin, për të vazhduar më pas me fjalën e mbajtur nga drejtori ekzekutiv i fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, sekretari organizativ dhe njëkohësisht deputeti Blendi Klosi, por edhe dy anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PSSH, Eduart Shalsi, dhe Ajola Xoxe. Sipas Tahirit, Rrjeti i Vullnetarëve të PSSH-së, duke qenë një strukturë tejet fleksibël, nuk do asgjë tjetër, përveçse dëshirën e mirë për t‘u bërë pjesë e saj, pa teser anëtarësimi dhe formalitetesh regjistrimi.