Harasani - “Rama s’na përjashton dot nga PS”
Deputeti Andis Harasani tha dje se PS-ja nuk mund t’i përjashtojë dot deputetët që do hyjnë në Parlament. “Nuk mund të ketë përjashtim nga partia sepse ne po respektojmë ligjet e shtetit shqiptar dhe Kushtetutën e shtetit shqiptar. Statuti nuk thotë në asnjë pikë dhe në asnjë moment çregjistrim të deputetëve që shkojnë në Parlament”, tha Harasani. “Jam shumë optimist me atë çka pashë dje në mbledhjen e Asamblesë. U pa qartë që shumica e grupit parlamentar ndan të njëjtin opinion me ne, që duhet të hyjmë në Parlament sa më shpejt. Kjo jo thjesht për t’i bërë sfidë vendimit të gabuar të kryetarit në detyrë për moshyrjen në Parlament, por sepse u provua se me bojkot ne nuk arritëm dot zgjedhje të parakohshme, nuk arritëm dot as hapjen e kutive”, theksoi më tej deputeti socialist.