E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çamët, Idrizi dhe politika!

Martin Leka Të ndodhur nën një regjim  totalitar, ku “mbyllja” ishte edhe politike, edhe kulturore, edhe artistike, edhe ekonomike, edhe historike përveç të tjerash, dijet mbi faktet historike për krahinën e çamërisë dhe historinë e saj, nuk e kalonin “kufirin” e “mbylljes” që kishte vendosur sistemi komunist.  Edhe sot, ka ende plot gjera të tjera, historike sidomos, që duhen ditur lidhur me historinë dhe peripecitë e një populli me identitet të spikatur.Për rreth 20 vjet demokraci, kjo çështje është hapur, mbyllur, rihapur e rimbyllur. Ka pasur njerëz patriotë e intelektualë që janë munduar të hedhin dritë mbi të vërteta dhe të krijojnë opinion mbi çështjen çame, por këto përpjekje kanë qënë dhe kanë pasur shpesh fatin e harresës. Kurse politikisht, për fat të keq, mbi çështjen çame, më shumë është “belbëzuar” se është folur e diskutuar seriozisht.Ka një paradoks unikal politik në politikën e fillimviteve ’90, që përkon me rrëzimin e sistemit totalitar dhe vendosjen e demokracisë. Ky komunitet, me një popullsi rreth 300 mijë anëtarë, nuk mundi të përfaqësohet politikisht me një grupim apo parti politike, ndërkohë që një tjetër minoritet, ai grek, me një popullsi pothuajse sa ajo e çamëve të viktimizuar nga bandat e N. Zervës, krijoi parti politike dhe struktura të tjera të ngjashme në mbrojtje të pakicës së fqinjit tonë jugor. Sot, pas 20 vjetësh, situata duket se ka ndryshuar. Koha ka bërë atë që njerëzit nuk mund ta bënin dot në atë kohë: pa përvojë, pa dije, pa përkrahje; shkurt, ishte kohë e rrëmujshme. Nëse pakica greke krijoi profilin politik përfaqësues, për hir të së vërtetës, kjo nuk ishte vetëm meritë e të ndjerit Melo apo e përfaqësuesve të tjerë të këtij komuniteti, por edhe e politikës së fqinjit jugor, i cili, nuk mund të gjente “spirancë” më të mirë se sa përfaqësimin politik të pakicës greke në Shqipëri, për interesa të saj në jug dhe më gjerë. Ka pasur jo pak raste dhe të gjithë tashmë e kanë të qartë perceptimin e ndërhyrjes së politikës së shtetit jugor përmes “levës” së pakicës greke në Shqipëri. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit. Siç e theksuam pak më lart, pas 20 vjetësh, koha, rrethanat, kushtet, përgjegjshmëria dhe përkushtimi i shumë prej politikanëve dhe intelektualëve që rrjedhin nga ky komunitet, pra komuniteti çam, kanë bërë që situata të ndryshojë. Një ndër më të spikaturit, padyshim mbetet deputeti Idrizi, i cili, falë përvojës së fituar në legjislaturën paraardhëse, falë përkushtimit e vetëdijes politike e atdhetare, ka bërë që raportet politike, nëse marrim për bazë komunitetin çam dhe atë me origjinë greke, të ndryshojnë në favor të të parit. Sot, Partia për Drejtësi dhe Unitet që drejton z.Idrizi përfaqësohet në Parlamentin Shqiptar me dy deputetë, ndërkohë që PBDNJ, partia e pakicës greke ka vetëm një deputet. Por kjo nuk është vetëm çështje numrash. Kjo është një sfidë. Sfida që po udhëheq partia e zotit Idrizi, e ka vënë këtë të fundit përpara një sprove të madhe. E para, është sprova e kauzës. Për një popull të përzënë nga trojet e veta, të përndjekur e të masakruar, nuk mund të ketë kauzë më sinjifikative se Drejtësia. E vënë edhe në logon e partisë, kjo është sfida më e madhe që sapo ka nisur. Për të shkuar te kjo, sigurisht, ka shumë etapa. I rëndësishëm është fakti se tashmë kjo çështje nuk “belbëzohet” më, si dikur, por për të flitet në institucionin më të rëndësishëm politik të vendit, në parlament, me anë të përfaqësimit. Por, edhe kaq nuk mjafton. Nuk mjaftojnë as replikat me Kryetarin e PBDNJ-së, i cili në mënyrë cinike e quan çështjen çame “fantazmë”. Madje duele të tilla, edhe pse krijojnë jo pak publicitet dhe opinion, duhet të eliminohen. Sepse çamët nuk kërkojnë luftë me askënd. Ata kërkojnë vetëm drejtësinë e mohuar. Lidershipi i PDU duhet t’u ruhet kurtheve të tilla, të cilat padrejtësisht, mund të krijojnë imazhin e keq të një “lufte” mes palësh. Efikasitet mund të kishin vetëm përballjet mbi bazën e historisë reale të fakteve e ngjarjeve, të thëna, të përjetuara e të dokumentuara; përballje mbi kulturën, traditën, gjuhën e zakonet. Por as këto mund të mos mjaftojnë. Sfida e dytë e PDU dhe personalisht e z. Idrizi si kryetar i saj, është ajo me pushtetin politik dhe me politikën këtu. është mëse e qartë se për shkaqe e rrethana, herë objektive e herë subjektive, për shkak të politikave rajonale apo më tej, çështje të tilla “delikate” e kanë trembur jo pak politikën shqiptare. Me ndryshimet gjeopolitike në rajon, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e së afërmi dhe në strukturat evropiane, sigurisht, shteti dhe politika nuk duhet të “struken” më, kur vjen fjala për një çështje të drejtë, siç është çështja çame.Për këtë, nuk kërkohet shumë.  Nuk i kërkohet politikës të “bërtasë”, por të flasë…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›