E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Te larguarit falsifikatore. Nuk na duhen

Lufta brenda se majtes, me konkretisht mes PS-se dhe LSI-se, per te rrembyer anetaret e njera-tjetres, shfaqi dje nje tjeter beteje, kete radhe ne favor te selise roze. 250 anetare te Levizjes Socialiste per Integrim ne Gjirokaster grisen ne menyre demonstrative teserat e kesaj partie dhe kaluan me Partine Socialiste. Por, ka qene i menjehershem reagimi i LSI-se rreth kesaj ngjarjeje. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, me nje gjuhe te rende, e quajti kete episod si nje idiotesi te radhes. “Pavaresisht, nga detyrimi qe ne nje foltore te rendesishme, sic eshte kjo e LSI-se, detyrohem te jem shume serioz, sinqerisht e kam te pamundur te jem i tille, lidhur me kete idiotesi te radhes, qe verifikohet ne nivel lokal dhe ne kete komunikim provincial”. Por, sipas Vasilit, nuk behet aspak nje ikje anetaresh nga LSI-ja, pasi, sipas tij, “te larguarit” kane qene edhe me pare ne seline roze. “Behet fjale per rianetaresim mes anetareve te Partise Socialiste dhe nderkohe, qe nuk anetaresohet dot anetaret e rinj, rianetaresohen per here te dyte, te trete dhe te katert, po te njejtet anetare te saj”, tha Vasili. Me pas, ai hodhi edhe mjaft akuza te renda ndaj anetareve qe kaluan te PS-ja. “Dua te them se behet fjale per njerez, qe kane falsifikuar mandatet e tyre, me te cilet nuk merret me Levizja Socialiste per Integrim, por merret Prokuroria dhe organet e drejtesise, per te vene ne vend keta falsifikatore. Keta lloj falsifikatoresh, jo vetem ne Gjirokaster, por edhe ne rrethe te tjera te Shqiperise, kudo qe te verifikohen, nuk do te kene vend ne LSI, sikurse nuk kane. Per fat te keq, kane gjetur nje vend te vazhdueshem, nje strehe, qe eshte streha e Partise Socialiste. I befte mire Partise Socialiste, ne qofte se keta falsifikatore i hyjne ne pune! Neve nuk na hyjne ne pune”, tha Vasili. Ne fund, ne menyre ironike, ai tha se “keto ushtri qindra-mijera vetash, po t’i mbledhin ne fund te llogarive qe ben Partia Socialiste do te dalin rreth nja 5 milione shqiptare, qe anetaresohen dhe rianetaresohen ne Partine Socialiste”.

Largimi

“LSI nuk eshte treguar korrekte me ne. Tashme ne Gjirokaster, Cepo dhe Libohove nuk kane asnje keshilltar te LSI-se, perfaqesues te kesaj te fundit ka vetem ne Lunxheri”, deklaroi Miho, themeluesi i partise se Ilir Metes per Gjirokastren. Por keto nuk kane qene te vetmet largime nga radhet e kesaj partie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›