E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Korrupsion me koncesionet dhe tenderat

 

Sekretari për programin në Partinë Socialiste Andis Harasani, akuzoi dje qeverinë për mungesë transparence dhe korrupsion në dhënien e pasurisë shtetërore. “Kemi tre skenarë, një skenar kur po firmosen kontrata, një skenar ku po tenderohet dhe një skenar të tretë ku po jepen koncesione, të cilat kanë vetëm dy pika të përbashkëta; korrupsion masiv dhe mungesë totale transparence”, tha Harasani. Kemi tre skenarë, një skenar kur po firmosen kontrata, një skenar ku po tenderohet dhe një skenar të tretë ku po jepen koncesione, të cilat kanë vetëm dy pika të përbashkëta. Duke u ndalur konkretisht tek disa privatizime strategjike, Harasani i bëri thirrje qeverisë “të bëjë transparencë të plotë lidhur me bisedimet për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. U bënë mbi 45 ditë nga data e tenderit dhe asnjë detaj në lidhje me negociatat për kontratën nuk është bërë publike”, tha sekretari socialist. Harasani hodhi dyshime për afera korruptive edhe për çështje të tjera privatizimi, siç është privatizimi i INSIG, por dhe dhënia me koncesion për Qendrën e Kontrollit të Drejtimit të Automjeteve. Sekretari socialist i kërkoi dje Kryeministrit Berisha, të lërë mënjanë retorikën boshe të superfuqisë energjike dhe të bëjë transparencë se mbi cilat studime, mbi cilat të dhëna, mbi çfarë kriteresh u dhanë me koncesion HEC-in në Devoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›